Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qani Lutfiu së shpejti pritet të fluturoj me helikopterin e ndërtuar vet /video/


Qani Lutfiu së shpejti pritet të fluturoj me helikopterin e ndërtuar vet /video/


qani presheve helikopteri

Nga hobi mund të bëhen shumë gjëra interesante, por rrallë herë helikopteri. Një mekanik i makinave bujqësore nga Presheva ia doli kësaj, pa ndihmën e askujt.

Mjeshtri i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, në punëtorinë e tij realizoi një helikopter me një ulëse.

Një muaj më parë në oborr i testoi komponentët që vet i ka dizajnuar, si dhe motorin nga vetura trabant. Meqë nuk ishte i lumtur me propelerin, ai e çmontoi tërësisht fluturaken e tij.

Punimi i këtij helikopteri të veçantë ka zgjatur gati katër vite, ndërsa Qaniu i bëri vet të gjitha investimet. Sipas llogarive të tij, deri tash ka shpenzuar 10 mijë euro, raporton B92.

“Në botë nuk ekziston asnjë helikopter i ngjashëm me këtë. E kam kompletuar në mënyrë unike”, thotë ai.

Në Preshevë gjithkush e njeh usta Qaniun, i cili riparon traktorët dhe ndërton helikopter.

“Mund të bëj anije kozmike, po të kishte para. Gjithçka që sheh syri i tij, ai mund ta bëj”, thotë fqinji i tij, Arif Abdullahu.

“Kur nisi diçka, duhet edhe ta mbaroj”, thotë ai, duke shtuar se në fund të shtatorit do ta bëjë edhe fluturimin e parë.

Kur pas një muaji helikopteri do të kompletohet, ai edhe do të fluturojë. Pronarit i mbetet të kërkoj leje për këtë fluturim, por meqë Presheva gjendet në zonën e ndaluar të fluturimeve, atëherë mbase duhet ta gjejë një lokacion tjetër.

Qani Lutfiu në fillimet e punës së tij:

 

Provat e fundit:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Daçiqi i viziton serbët në Kosovë, kurse Thaçi nuk i viziton shqiptarët në Luginë

Categories

Archives