Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË!!



PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË!!

1. Pse na duken 10 euro të mëdha kur i japim për xhami, kurse shumë të vogla, atëherë kur shkojmë në restorant për të ngrënë!

2. Pse na duket një orë në adhurim të Allahut shumë e gjatë, kurse një orë e gjysmë për futboll, apo tri orë në internet, na duken se shumë shpejt po kalojnë!

3. Pse na duket shumë e rëndë të lexojmë një pjesë të Kuranit brenda dite, kurse shumë e lehtë të lexohet një tregim apo roman prej 200 apo 300 faqeve!

4. Pse i pranojmë dhe i besojmë lajmeve të gazetave dhe revistave me shumë lehtësi, kurse bëjmë shumë pyetje dhe jemi kureshtar për atë që e thotë Kurani!

5. Pse i pranojmë stilet e jetës dhe i pasojmë modat e ndryshme pa asnjë problem dhe dyshim, kurse ia kthejmë shpinën traditës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!





6. Pse na duket ndeja dyorëshe në xhami e rëndë dhe e gjatë, kurse para ekranit kur luan ndonjë film shumë e shkurtë!

Besoj se këto pyetje, kur parashtrohen na ngushtojnë tepër të gjithëve, dhe arsyeja e vetme se pse ngushtohemi është se të gjithë e dimë përgjigjen!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU