Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pyetje : Përse poligamia është e lejuar në Islam ?

Pyetje : Përse poligamia është e lejuar në Islam ?

poligamia

Pyetje : Përse poligamia është e lejuar në Islam ?

Definicioni i poligamisë

Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një person e ka të lejuar që të ketë me shumë së një bashkëshorte. Poligamia mund të jetë dy llojesh. Njëra quhet poligoni, ku një burrë marton me shumë se një grua, kurse lloji i dytë i poligamisë është poliandria, ku një grua (në të njëjtën kohë) marton me shumë se një burrë. Në Islam Poligamia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Tani të ndalemi te pyetja jonë, se përse mashkullit i lejohet të martohet me më shumë se një grua?

1. Kurani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë, në të cilin shkruan: “…atëherë mjaftohuni me një grua..”[1]

Libri i shpallur, Kurani, është libri i vetëm mbi sipërfaqe të tokës, në të cilin shkruan: “martohuni me një grua”[2].Nuk ekziston asnjë libër tjetër hyjnor të ngjashëm me Kuranin, i cili porosit njeriun të martohet vetëm me një grua.
Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikush të gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje num¬ri i grave, pa dallim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Mahabharat, Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet me aq gra që ai dëshiron. Vetëm me vonë, shohim se Klerikët Hindus dhe Kisha Krishtere kufizuan numrin e grave në një grua. Personalitete dhe Figura të shumta fetare hinduse, posedonin shumë gra. Sipas librave të tyre hyjnor shohim se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, për shembull Mbreti Dashrat, babai i Rama’s, kishte me shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumë gra.
Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë, u lejohej që të martoheshin me aq gra sa ata dëshironin, kjo natyrë manifestohej pasi që Bibla nuk posedonte ndonjë kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë. Ndalimi i martesës me shumë gra, apo përkufizimi i martesës vetëm me një grua, u shfaq vetëm disa shekuj më parë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, duke e kufizuar martesën me shumë gra, dhe duke kushtëzuar që mashkulli e ka të lejuar që të martohet vetëm me një grua.
Në Hebraizëm (Jahudizëm) Poligamia është e lejuar. Sipas jurisprudencës së Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte qindra gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohën e Rabinit Gershom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili lëshoi një dekret për ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti Çifut Sefardik, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesës me shumë gra gjerë në vitet e fundit, respektivisht deri në vitin 1950, kur Kryeshefi i Rabi¬nëve të Izraelit përhapi urdhrin mbi ndalimin e mar¬te¬sës më shumë se me një grua.

2. Hindusët Praktikojnë më shumë Poligaminë se Muslimanët *Shënim me rëndësi:

Sipas regjistrimeve të përgjithshme (censusit) të Indisë, në vi¬tin 1975 Hindusët kishin qenë më shumë poligam se sa mus¬limanët, d.t.th; praktika e martesës me shumë gra ishte më e madhe tek Hindusët sesa te vet muslimanët.
Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Commit¬tee of The Status of Women in Islam’ (Komiteti i Statutit të Gruas në Islam) i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe 67 tregon se përqindja e poligamisë përgjatë viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana e muslimanëve. Bazuar në ligjin e Indisë për të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamisë, vetëm muslimanët janë të lejuar të kenë më shumë se një grua. Në Shtetin e In¬disë është jo-legjitime për jomuslimanin që të ketë më shu¬më se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (jo-legjitimiteti) e këtij fenomeni, Hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me muslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nuk ishte prezent as për hindusët, me një fjalë, atyre u lejohej poligamia. Vetëm në vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse –Hindu Marriage Act – e bëri jo legjitim që një hindus të ketë më shumë se një grua. Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vjen nga Legjislacioni In¬dian, i cili ndalon mashkullin të martoj më shumë se një grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures).
Letë zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit poligaminë.

roses rings
4. Kurani lejon poligaminë e kufizuar

Siç kam potencuar edhe më lartë, Kurani është libri i vetëm Hyjnor në sipërfaqen e Tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “martoje vetëm një”. Në lidhje me kontekstin në fjalë vijon ajeti kuranor i kaptinës Nisa:
“Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimëve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.”[3]
Kufiri për Poligaminë – para zbritjes së Kuranit – nuk ishte i përkufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra, nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që në pushtetin e tyre numëronin qindra gra. Islami erdhi duke vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjitimoi mashkullin që të martoj dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e tillë lejohet vetëm atëherë kur të plotësohet kushti i mbajtjes së drejtësisë ndaj tyre, d.t.th. mes grave tuaja që keni në pushtet të jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjtën kaptinë, na tregon rreth pamundësisë së mbajtjes së drej¬të¬sisë në mes tyre:
“Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.”[4]
Prandaj poligamia nuk është parim, por është një përjashtim i lejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi se poligamia është e domosdoshme për muslimanin, d.t.th se muslimani është i detyruar që të posedoj më shumë se një grua.
Më gjerësisht, Islami numëron pesë kategori të të lejuarave dhe të ndaluarave:

1. ‘Farz’ e urdhëruar, e detyrueshme apo e obliguesh¬me.
2. ‘Mustehab’e preferuar, e pëlqyeshme apo inkurajuese.
3. ‘Mubah’e lejueshme apo e pranueshme
4. ‘Mekruh’ e qortuar, e papëlqyeshme, jo-inkurajuese
5. ‘Haram’e ndaluar apo diçka jo-legjitime.[5]

Me që përmendëm kategoritë, shohim se Poligamia hynë në rangun e gjërave të lejuara, por assesi të obliguara – që me¬doemos duhet aplikuar -, si rrjedhojë, nuk mund të thu¬het e as të pretendohet se ai i cili posedon dy, tri, apo katër gra është musliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua.

Një shkrim tjetër i dobishëm  PËRSE MËLÇIA E BALENËS ËSHTË USHQIMI I PARË I BANORËVE TË XHENNETIT?

5. Jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave

Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht me një proporcion të njëjtë. Foshnja e gjinisë femërore posedon më shumë imunitet se ajo e gjinisë mashkullore. Foshnja femër është në gjendje t’i luftoj mikrobet dhe sëmundjet tjera shumë më mirë se sa foshnja mashkull. Për këtë shkak, përgjatë moshës së pediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë foshnje të gjinisë mashku-llore sesa ato të gjinisë femërore.
Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve të vrarë në luftë është më i lartë sesa ai i femrave. Po ashtu, numër shumë më të madh të mbytjeve, si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt sesa femrat, prandaj si rrjedhojë jeta mesatare e femrave është më e madhe se ajo e meshkujve dhe secili nga ne është në gjendje të gjej dhe të konstatoj se numri i të vejave është më i lartë sesa numri i vejanëve.

6. India posedon më shumë meshkuj sesa femra për shkak të mbytjeve me qëllim të foshnjave femra

India është një nga ato shtete të rralla që së bashku me disa shtete fqinje, numëron një sasi më të vogël të femrave sesa të meshkujve. Arsyeja është numri i lartë i mbytjeve të femrave në Indi. E vërteta është se në këtë shtet më shumë se një milion fetuse abortohen për çdo vit, kjo ndodh vetëm atëherë kur vërtetohet se fetusi i përket gjinisë femërore. Po që se kjo praktikë djallëzore ndalohet, padyshim se edhe India gjithashtu do të ketë më shumë femra sesa meshkuj.

7. Numri i femrave në botë është më i madh se ai i meshkujve

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nga numri i popullsisë gratë ua kalojnë burrave me 7.8 milion. Vetëm Nju Jorku ka një milion femra me shumë krahasuar me numrin e meshkujve, dhe ç’është e vërteta, një e treta e popullatës se meshkujve të Nju Jorkut (New York) e përbëjnë homoseksualët d.m.th njerëzit e devijuar seksualisht. SHBA-të në tërësi numërojnë më shumë se njëzet e pesë milion homo-seksual, kjo nënkupton faktin se këto krijesa nuk shprehin dëshirë të martohen me femra. Numri i vajzave në Britaninë e Madhe ia kalon numrit të meshkujve me shifër prej katër milion. Gjermania kap shifrën në pesë milion femra me shumë se sa meshkuj. Rusia ka nëntë milion femra me shumë se sa meshkuj. Vetëm Krijuesi është në dijeni rreth numrit me të madh të femrave në tërë botën.

8. Kufizimi i lirisë, se çdo mashkull duhet të ketë vetëm një grua, nuk është gjë praktike

Edhe po që se çdo njeri marton një grua, përsëri aty do gjejmë më shumë se tridhjetë milion femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk do jenë në gjendje të martohen, duke pasur parasysh se Amerika ka një numër të madh homoseksualësh të cilët numërojnë 25 milion.
Nëse një rregull i tillë praktikohet, atëherë do të vërejmë se në Angli do ketë më shumë se pesë milion vajza, në Gjermani pesë milion dhe në Rusi nëntë milion femra, të cilat nuk do jenë në gjendje të martohen. Të supozojmë se mot¬ra ime është një nga ato gratë e pamartuara e cila jeton në SHBA, apo ta zëmë që motra jote ka shansin të jetë njëra ndër gratë e pamartuara në Amerikë. Dy opsionet e mbetura për të janë; ose të martohet me një burrë i cili ka një grua tjetër ose të bëhet ‘pronë publike’. Zgjedhje tjetër nuk ka. Të gjithë ata të cilët janë të përmbajtur dhe modest, do zgjedhin opsionin e parë, respektivisht të martohen për bu¬rra të martuar. Shumica e grave nuk do të dëshironin që një grua tjetër të ketë hise në bashkëshortin e saj. Mirëpo në fenë islame, po që se rrethanat e shohin të domosdoshme dhe të pashmangshme që gruaja muslimane për shkak të besimit mund të humb një gjë të thjesht personale në mënyrë që të parandaloj një humbje më të madhe duke lejuar motrat tjera muslimane të shndërrohen në ‘prona publike’.

9. Të martohesh me një burrë të martuar është më e dobishme sesa të bëhesh ‘pronë shoqërore’

Në shoqërinë perëndimore është e zakonshme që mashkulli/burri të posedoj dashnore apo të ketë lidhje të shumta jashtë-martesore, gjë kjo e cila gruan e shpie drejt një jete të pambrojtur dhe të turpshme. Sido që të jetë, është po e njëjta shoqëri, e cila nuk mund të pranoj që një burrë të martoj më shumë se një grua, ku gratë, në një ambient të tillë do ishin në gjendje të ruanin nderin dhe pozitën e tyre të lartë dhe dinjitoze në shoqëri dhe të bënin një jetë të mbrojtur. Kështu që një grua që nuk mund të martohet (për shkak të numrit të vogël të meshkujve) ka dy opsione të vetme pra nga ajo kërkohet që ta martoj një burrë të martuar ose të bë-het pronë publike/involvohet në prostitucion. Islami preferon që gruas t’i dhuroj statusin e respektuar duke i lejuar asaj opsionin e parë dhe duke ndaluar të dytin. Ekzistojnë edhe shumë shkaqe dhe arsye tjera përse Islami ka legjitimuar poligaminë e kufizuar, mirëpo legjitimiteti kryesisht sy¬non ruajtjen dhe mbrojtjen e modestisë së gruas.

________________________________________

[1]Nisa, 3.
[2]Në lidhje me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë me lehtë.”(Nisa, 3).Duhet ta përmendi se ajeti i sipërshënuar ka zbritur pas betejës së Uhudit, në të cilën ranë shehid një numër i madh i muslimanëve. Shumë gra të dëshmorëve, kishin mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u sigurohej jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën në të cilën po e jetojmë është me se e nevojshme për shkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Të gjithë ata që thërrasin në moslejim të martesës me më shumë se një grua i gjejmë të kenë lidhje jo-legjitime me femra të tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh i vajzave tani kanë mbetur të pamartuara si rezultat i emigrimit të të rinjve tanë. (shën. i përk).
[3]Nisa, 3.
[4]Nisa, 129.
[5]Haram, është vepër e ndaluar, jo e lirë, e gabueshme; ajo që është e nda¬luar me Kuran, Sunnet ose me fe. Të gjitha veprat në juris¬pru¬dencën islame (fikh) janë të ndara në pesë grupe: Farz – e urdhëruar, Mustehab– e preferuar, Mubah – e lejuar, neutrale, Mekruh – e qor¬tuar, Haram – e ndaluar rreptësisht. (Shënim i përkth).

Dr. Zakir Naik

Marrë nga libri: ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam)

Tags:

Categories

Archives