Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pyetje për shërimin Islam

Pyetje për shërimin Islam

Kuran

Pyetje për shërimin Islam

Hoxhë i nderuar:

Ndiej ngushtim dhe shqetsim të madh gjatë natës,kam rendim pas kokes,flej shumë pak, dhe kur zgjohem nga ai gjume i paket ,zgjohem i lodhur sikur te kisha fjetur kohe të gjatë,kur dal nga shtëpia ime jam me i qetë shpirtërisht,psiqikisht, fizikisht dhe flej mirë kur fleje tek ndonjë i aferm.Mendoj se kjo mund të jetë nga syri i keq,apo diqka nga magjia e vendosur në shtëpinë tonë,qfarë mendoni ju,presim nga ju përgjigjje,Allahu ju Shpërbleftë për punen qe po e bëni.

Përgjigjje

Falenderimi i takon Allahut,salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin a.s.,familjen dhe shoket e tij.
Kush mendon se është i sëmur nga magjia ,apo i prekur nga exhinet,shërimi i tij është ne kapjen për fenë e Allahut xh.sh.,të kthyerit drejt Allahut dhe mbështetja e fuqishme në Allahun.
Kjo është prej shkaqeve kryesore në dobsimin e exhinve dhe magjisë,zvoglimin e ndikimit dhe fillimin e largimit të tyre nga trupi i njeriut.
Gjithashtu,shpeshtimi i përmëndjes se Allahut dhe leximi i kur’anit,ne veqanti lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes,të gjumit ,të hyrjes dhe daljes nga shtëpia,ushqimit dhe pijes dhe lutje të tjera.
Pastaj kerkim shërimi nga kur’ani dhe sunneti,leximi dhe përseritja e sures bekare në shtëpi largon shejtanet nga shtëpia.
Duhet të kesh kujdes qe ta pastrosh shtëpinë nga ç’do sënd qe është shkaktar në mos largimin e shejtanve nga shtëpia dhe largimin e melaikeve siq janë fotografitë ,pikturat qe kanë shpirta,muzika dhe mbajtja e qenit në shtepi.
Pasimi i rruges së Allahut është faktori kryesor qe Allahu të përkrah dhe ndihmoj.
Ashtu sikurse gjynahet qe janë shkaktare qe shejtani ta mbaj ndikimin e tij mbi ty,të përballurit me sprova dhe humbja e
kënaqesisë.
Nëse ti i praktikon të gjitha këto qe u përmenden me lartë dhe nuk te kalon problemi qe ti e parashtrove,duhet të shiqosh se qfarë të pengon në shtëpinë tënde dhe ta asgjesosh në mënyrë qe te kthehet lumturia dhe vullneti i humbur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndryshim mes mësyshit dhe smirës

Allahu e di më së miri!/Sherimiislam/

 

Tags:

Categories

Archives