Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pyetje për hoxhen

Pyetje për hoxhen

Pyetje për hoxhen

Selam alejkum.hoxhe jam nje djalosh qe i fali 5 kohet,bej dhikret rregullisht dhe lexoj kuran ne gjuhen arabe dhe mesoj permendesh.Mirepo,qe 2 vite nuk jam mire,gjate gjumit kam ankthe shume te medha,shoh enderra te keqija dhe te frikshme thuajse cdo natë,zakonisht me qenë dhe te tjera si dhe duke ikur nga dikush,perveq enderrave kam edhe ankthe te llojeve tjera ne gjume shume te padurueshme,ndersa edhe kur jam i zgjuar nese i kujtoj ato,ka pasur raste kur kam ndier plogeshti te madhe sikur depresion,ankth te madhne stomak dhe te tjera.Nganjehere ndiej frike edhe ne namaz dhe e shpejtoj.Vlen te permendet se ankthet ne gjume eshte interesante se jane me te medha gjate muajit te ramazanit,pra thuajse cdo nate,por edhe jashte ramazanit ndodhin mjaft shpesh.Ndersa koheve te fundit mendoj se me eshte reflektuar edhe ne sferen organike,kam vizituar mjeket sepse po ankoj per prani te kelbazes ne fyt,mirepo analizat dhe rentgeni kane treguar rezultate pozitive,edhe mjeku po cuditet per ankesen time,qka mendon ti,Allahu te shperbleft,kerkoj pergjigje më të shpejte !

Përgjigjje nga hoxha

Falenderimi i takon Allahut,salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin alejhi selams,familjen dhe shoket e tij.
Alejkum selam we rahmetullahi we bereketuhu
Vëlla i dashur,përkundër sprovave qe paske,megjithatë mirësitë e Allahut qenkan shumë të mëdha mbi ty,kryesori qënka namazi dhe lidhja e juaj me kur’anin.Ta them një gjë,po mos te ishte namazi, leximi dhe nxënia e kur’anit përmëndsh Allahu e di por, do ishe në një gjëndje qe as këtë pyetje nuk do mund ta dergojshe,e lëre më namazin e të tjerat.Allahu i sprovon ata qe i don në forma të ndryshme,por,Allahu ka zbritur edhe ilaçin për ç’do sëmundje përveq pleqërisë dhe vdekjes.Problemet qe ti i përmënde radhazi këtu,të gjitha do të shërohen me lejen e Allahut dhe ti do i kthehesh Allahut dhe jetës në përgjithësi pa këto probleme inshaALLAH.Më duket se na shkruani nga Shqipëria,mendoj se duhet të kërkosh dikënd atje qe e njef mirë shërimin me kur’an dhe duhet të konsultoheni me të dhe te trajtoheni aq sa ka nevojë të eleminohet problemi i juaj.Në rast se nuk gjeni dikend,atëhere na kontaktoni prapë dhe mundë të ju caktojmë ndonjë seance në mënyrë qe ta shiqojmë dhe trajtojmë për se afërmi problemin tuaj.Të gjitha simptomet qe ju i përmëndet në pyetjen tuaj na tregojnë se ngacmimet e shjetanit janë prezente tek ju.Ndërsa sa i përket asaj se në Ramazan mundimet janë më të mëdha,janë për shkak të agjërimit dhe ibadetit që bëni gjatë muajit të Ramazanit dhe krejtë ato ibadete janë armë të fuqishme kundër shejtanëve dhe magjisë.Edhe njëhere,ju propozoj të shkoni tek dikush qe e njef mirë shërimin me kur’an dhe jo të shkoni tek ndonjë i vetquajtur hoxhë apo shërues magjie dhe t’i nderpreni vizitat tek mjeket e mjeksisë organike përderisa analizat dhe rentgeni kanë dalur shumë mirë elhamdulilah,Allahu ju Shëroftë.Sherimiislam/

Allahu e di mëse miri!

Musli Zymberi

 

 

Categories

Archives