Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pyetje: Në lidhje me xhinët?


Pyetje: Në lidhje me xhinët?


Pyetje Në lidhje me xhinët

Pyetje: Në lidhje me xhinët, i kemi dy pyetje: Kërkimi i ndihmës nga xhinët.

Është e ditur se, prej xhinëve kemi kafira, mëkatarë (fasika) dhe besimtarë. A lejohet për myslimanin, nëse i shfaqet atij xhini mysliman të kërkojë ndihmë prej tij në çështje të dynjasë, ashtu siç kërkon ndihmë prej ndonjë vëllai mysliman prej njerëzve?

Imam Albani: Atëherë kur e përmende xhinin myslimanë, si e din ti se ai është myslimanë?

Pyetësi: Ai e thotë këtë!

Imam Albani: Ai e thotë këtë, ndërsa tek ti është i panjohur?!

Pyetësi: Po, sepse unë nuk e njoh.

Imam Albani: Si mund të gjykosh për dëshminë e një të panjohuri?

Pyetësi: Realisht, disa vëllezërve i ka ndodhur që…

Imam Albani: Jo, unë po të pyes ty vëlla që je këtu afër meje. Si e din ti se ai është myslimanë?

Pyetësi: Nuk e di.

Imam Albani: Prandaj, pyetja që në formulim është e gabueshme. Dhe kështu mbetemi tek pyetja që u parashtrua që në fillim, e cila është: A lejohet kërkimi i ndihmës nga xhinët apo jo?

Përgjigja është: Jo! Ndërsa kur jemi tek ndarja e xhinëve, kemi të bëjmë me dy gjëra:

Kur kemi të bëjmë me shprehjet: i mirë ose mëkatarë, besimtarë ose jobesimtarë; kjo është e drejtë. Thotë Allahu në Kur’an:

“Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” (72:11)

Kjo, ka të bëjë me realitetin e fshehur e cila nuk është e njohur për ne.

Ndërsa, Kur kemi të bëjmë me ndarjen-kategorizimin që e bëjmë ne njerëzit, kjo nuk mund të ndodhë, e që ne nuk mund të themi: xhini me të cilin kam biseduar unë është myslimanë apo kafir. Apo xhin mysliman dhe i mirë, xhin myslimanë dhe mëkatarë. Ne nuk mund ta japim këtë gjykim, sepse kjo është diçka që nuk është e natyrës njerëzore.E që si term në sheriat njihet el-Gajb (e fshehtë). Ne nuk e dimi të fshehtën.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Agjërimi dhe dobitë e tij

Ndërsa, t’i besohet dikujt që është i panjohur në lidhje me gjëra që janë të fshehta për ne, kur kemi të bëjmë me gjëra që nuk i përkasin sheriatit, konsiderohet budallallëk.

Shembull, nëse e takon dikë që nuk e ke njohur kurrë më parë dhe të thotë: “Unë jam myslimanë e i besueshëm dhe dua të të shoqërojë.” Ti mos e prano këtë gjë, sepse nuk e njeh atë. Pra, është parësore që të mos e pranosh dëshminë e atij që është prapa murit i cili të thotë: Unë jam myslimanë i mirë e i devotshëm, dhe do të kem me ty marrëdhënie brenda rregullit:

“Feja është këshillë.”

Por ky njeri gjendet prapa murit (i panjohur). A mund ta pranoj njeriu këtë lloj fushëveprimi?

Pyetësi: Jo.

Imam Albani: E çfarë mund të themi kur ai është jo vetëm prapa murit, por është krejt tjetër materie për ty?! Prandaj, pyetja më e drejtë do të ishte: A lejohet të bashkëpunojmë me xhinët -në përgjithësi?

Përgjigja është: Nuk lejohet në asnjë mënyrë.

E vetmja gjë që është e lejuar, kur kemi të bëjmë me relacionin njeri-xhin është, nëse je i bindur se një njeri është i sëmurë për shkak se xhinët e kanë sulmuar, atëherë i lexohen disa ajete që nëpërmjet të tyre i tërhiqet vërejtja. Dhe asgjë më shumë se kaq. Kjo është ajo çfarë ka ardhur në Sunnet.

Kur’ani, na paralajmëron kundër të kërkuarit ndihmë nga xhinët, dhe kjo nëpërmjet gjuhës së xhinëve myslimanë të cilët kanë ardhur tek i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) si të tillë dhe kanë treguar gjëra që ka të bëjë me realitetin e tyre, ndër tjerash kanë thënë:

“Dhe ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ata ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.” (72:6)

D.m.th. lodhjen dhe lajthitjen.

Për këtë shkak, nuk lejohet kërkimi i ndihmës nga ata. Kjo është e tëra në lidhje me pyetjen tuaj.

Burimi:Perlatmuslimane/

Tags:

Categories

Archives