Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pyetje në fillim të vitit


Pyetje në fillim të vitit


hena dhe fazat
Kaloi një vit, filloi viti tjetër dhe me këtë rast kemi një pyetje me rëndësi: Sa herë ke kaluar dhe sa herë ke ngelur gjatë vitit tek Allahu i Lartësuar?

Në hyrje të këtij muaji ndalemi duke medituar, vallë sa herë kam kërkuar faljen e Allahut të Lartësuar duke thënë: “Allahu im! Na fal me falje të pranuar. Na fal me faljen që Ti je i kënaqur. Allahu im! Pranoje pendimin tonë, pastroji mëkatet tona, fshiji gabimet tona!”

Po të ndalemi dhe të mendojmë për fillimin e vitit të shkuar, na duket si dje. Subhanallah, sa shpejt ecin ditët, por nuk duhet të habitemi, sepse i Dërguari i Allahut të Lartësuar na tregoi se prej shenjave të kiametit është edhe afrimi dhe kalimi i shpejtë i kohës, që do të thotë se muaji duket si javë, java si ditë. Vëlla, a të kujtohet muaji i parë i vitit?! Për ty ka dëshmi dhe prova gjatë tërë vitit.

Prova dhe dëshmia e parë është përsëritja e natës. Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote në një të tretën e fundit të natës çdo natë dhe thotë: “Kush kërkon falje që ta fal; kush pendohet, t’ia pranoj pendimin dhe kush kërkon diçka dhe t’ia jap?” Mendo për këtë rast, kjo ndodh çdo natë, ndërsa ti je në gjumë dhe nuk e di.

Pastaj Allahu të ka dhënë një mundësi tjetër. Ai shtrin dorën gjatë ditës, që të pendohen gjynahqarët e natës, po kështu vazhdon edhe gjatë natës duke shtrirë dorën për t’i falur gjynahqarët e ditës, kurse ti vrapon pas kafshatës së gojës dhe e harron Allahun e Lartësuar!

Të kujtojmë edhe dëshmitë e tjera. Allahu i Lartësuar të ofroi mundësinë sezonale duke të dhënë rastin e faljes së mëkateve të kaluara. Muhamedi alejhi selam t’u drejtua duke thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu e largon një hendek (shtatëdhjetë vite udhëtim).”
Përsëri, o ti njeri, harrestar! Po edhe nëse agjëron, agjërimin e përzien me shpifje, përgojim, gënjeshtër, mashtrim. I mjeri ti që e djeg agjërimin tënd dhe nuk arrin shpërblimin!
Allahu i Lartësuar ta ka mundësuar që nëpërmjet namazeve t’i fshish gjynahet çdo ditë. E, xhumaja është një mundësi e veçantë. Muhamedi alejhi selam thotë: “Prej xhumasë deri në xhumanë tjetër dhe umreja deri në umren tjetër fshin gjynahet në mes tyre, nëse largohesh prej mëkateve të mëdha.”
Allahu ekber! Sa falje e madhe!!
Më pas vijnë muajt e bereqetit, si Rexhepi, Shabani, Ramazani. Allahu të jep një mundësi që nuk ta japin as në shkolla dhe as në universitete. Kjo ndodh sepse Ai është shumë bujar dhe falës. Gjatë Ramazanit çdo ditë ke një mundësi për lutje të pranuar. Për çdo natë Ramazani ke mundësinë e lirimit nga zjarri i xhehenemit. Prej agjërimit falje për mëkatet e kaluara. Gjatë namazit të natës falje prej gjynaheve, po ashtu edhe Nata e Kadrit, një natë që mund ta realizosh faljen.
Atëherë, a je liruar nga zjarri i xhehenemit?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përse ka ndodhur vrasja e parë në historinë e njerëzimit?

Kështu mundësitë për falje po kalojnë dhe Allahu i Lartësuar ta ofroi haxhin si mundësi, por ndoshta ti nuk ke mundësi për të shkuar, nuk e ke siguruar vizën dhe ke pasur pengesa. Mos harro se Muhamedi alejhi selam na informoi se vepra në dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe është më e vlefshme se xhihadi, i cili është edhe më i vlefshëm se haxhi.

Dëshiroj të të pyes në këtë rast: Gjatë këtyre mundësive të dhuruara, a ke kaluar dhe a ke shfrytëzuar edhe vetëm një rast në jetën tënde?
Mos u hamend, por përgjigju: A je liruar nga zjarri i xhehenemit në Ramazan?
Ke pasur tridhjetë mundësi, çdo natë të Ramazanit!
Po vëlla, ke pasur rastin dhe mundësinë e faljes së gjynaheve, nëse nuk e ke humbur. Po të donim t’i numëronim mundësitë e suksesit, shohim se ato janë të shumta dhe më tepër se një mijë raste për të kaluar dhe pasur suksese… Më tepër se një mijë mundësi për suksese, pse nuk e ke marrë provimin?
O rob i Allahut, dëshmo për veten tënde, nëse edhe gjatë këtyre rasteve ishe mbetës, tani ç’do të bëjë Zoti yt me ty?
Në shkollë, nëse ke ngelur gjatë dy viteve, të përjashtojnë, nëse ke mbetur në katër lëndë, përsërit vitin. Këto janë rregullat në shkollë. Po kështu Allahu i Lartësuar i edukon robërit e vet, kështu patjetër do të ketë kalues dhe mbetës, superiorë dhe humbës.

Ti i cilës kategori je?
Unë prapë mendoj mirë për ty dhe them se ti e ke dhënë provimin gjatë këtij viti dhe ke liruar qafën nga zjarri i xhehenemit. Ke kaluar dhe Allahu të ka falur mëkatet. Por mos harro se jeta jote nuk ka përfunduar, përsëri ke sfida dhe shejtani luan me ty dhe të afrohet nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta, e majta dhe nga poshtë. Gjithsesi lutu: -Allahu im më ruaj nga para dhe mbrapa, nga e djathta, e majta dhe nga lartë, kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të sulmohem nga ana e poshtme!

Muhamed Husejn Jakub
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

image_pdf

Categories

Archives