Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Puthja e nënës, efektive kundër infeksionit


Puthja e nënës, efektive kundër infeksionit


puthjaenenes,mjeksiaislame
Bakteri që del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave.
Me anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e puthjes së nënës. Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.

Në studimin e publikuar në gazetën New Zealand Herald dhe të realizuar nga Universiteti Otago, shkencëtarët zbuluan se bakteri i dobishëm i cili del nga goja e nënës shërben në mbrojtjen e foshnjave të porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.

Është hera e parë që ndërmerret një studim i tillë. Specialistët pohuan se gratë të cilat morën pjesë në studim janë testuar për të parë se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishëm lastreptococcus salivarius K12.

Shkencëtarët gjithashtu deklaruan se foshnjat të cilat kanë marrë bakterin nga nëna në fillim do të kontrollohen çdo javë pastaj një herë në 6 javë për të parë nëse bakteri qëndron në trupin e foshnjës. Me rritjen e foshnjës ulet mundësia e ndjekjes së bakterit, por shkencëtarët pohuan se kjo çështje do të jetë baza e studimeve të ardhshme.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Mbipesha - Murtaja e shekullit të ri 
Tags:

Categories

Archives