Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Puthja e fëmijëve në buzë ?



Puthja e fëmijëve në buzë ?

femija

Shumë herë prindërit i puthin fëmijët në buzë për të treguar dashurinë e tyre. Por të puthësh fëmijët në buzë është joedukuese dhe mund ti bëjë ata konfuzë. Ja se çfarë thotë një psikolog.

Për fat të keq, puthja në buzë është diçka shumë intime dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë stimuj të çuditshëm tek fëmijët tanë.

Doktoresha Charlotte Reznick, profesore e Psikologjisë Klinike në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos thotë se të puthurit në buzë të fëmijëve tanë është jo edukuese, joproduktive, dhe kur ju të ndaloni këtë gjest pasi fëmija është rritur, do ti lini disa pikëpyetje fëmijës tuaj “përse nuk më puth më?”.





Psikologja sjell shembullin e një vajze 6 vjeçe që si praktikë shkëmben puthje në buzë me babain në shenjë dashurie. Vajza njëherë në shkollë puthi shokët në buzë sepse për të nuk kishte asgjë të gabuar në këtë gjest. Vajza në fakt, pavarësisht puthjeve pa të keq dhe sigurisht në një mënyrë të pafajshme, mund të etiketohet si “ngacmuese seksuale”.

Reznick shpjegon se fëmijët duke u rritur përvetësojnë deri diku një lloj vetëdije seksuale dhe ajo puthje e dëlirë e dhënë nga prindërit mund të stimulojë fantazitë e tyre seksuale.

Puthje në buzë, pra, është një gjest prerogativë për të dashuruarit. Prandaj psikologja rekomandon shmangien e të puthurit në buzë të fëmijëve pasi kjo gjë në mendjen e tyre mund tu krijojë fantazi seksuale, ose më e pakta mund ta bëjë mendjen e tyre konfuze. OK përkëdheljeve, por le të puthemi në faqe. Po ju çfarë mendoni? A jeni dakord me psikologun?