Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pushteti zullumqar nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij


Pushteti zullumqar nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij


Shefqet KrasniqiDr. Shefqet KRASNIQI

Pranvera arabe edhe më tej, dhe mbase, për të dhënë efektet e duhura, duhet të vazhdojë dhe për një kohë. Muslimanët ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre që ta jetojnë lirinë. Regjimet, që janë pranë agonisë, po hedhin shqelmat e tyre të fundit ndërsa bota e civilizuar vazhdon të jetë indiferent ndaj tyre.

Kaluan dy vite dhe lufta në Siri po vazhdon, ajo për çdo ditë po merr jetën e qindra vetave, pushteti i atjeshëm i përkrahur nga shumë fuqi të jashtme, nuk po kursen as drurin dhe as gurin, as plakun dhe as të riun, as xhaminë dhe as kishën. Bile ai pushtet i paskrupullt nuk po i kursen as bashkëpunëtorët dhe aleatët më të ngushtë të tij për t’i bërë “kurban” në luftën kundër “terroristëve islamistë.”

Dhe jo vetëm pushteti i Beshar Asadit, por shumë pushtete kur të jenë në zor, për ta çliruar veten e tij, apo për t’i justifikuar krimet e veta, inskenojnë raste nga më makabre vetëm sa për t’i hedhur hi syve të botës, duke mos i kursyer prej tyre as miqtë më të mirë.

Ne shqiptarët tashmë jemi mësuar me pushtetet serbe të, të gjitha kohërave, nga Krali e deri tek Milloshi, të përfitojnë sa më shumë që është e munduar nga spiunët, apo bashkëpunëtorët, e në fund t’i vrasin, duke ua lënë fajin shqiptarëve. Diçka e ngjashme këto ditë ndodhi edhe me pushtetin sirian të Besharit, ku bënë një komplot kundër hoxhës së njohur të Sirisë Muhamed Seid Ramadan Buti.

Hoxha në fjalë ani pse ishte një dijetar i madh dhe i shquar, dhe jo vetëm në Siri, por gjithandej në botën Islame, një njohës shumë i mirë i shkencave të sheriatit, autor i dhjetëra librave të botuara, njeri me ndikim jashtëzakonisht të madh në popull. Ai, megjithatë njihej edhe një përkrahës shumë i madh i pushtetarëve, qoftë këta të tashmit, apo qoftë të kaluarit, babanë e kryetarit aktual të Sirisë, Hafidh Esedit. Ai i kritikonte shumë ata hoxhollarë të cilët ndërhynin në politikë. Në kohën e fundit pas fillimit të revolucionit sirian, thuajse tërë hoxhollarët iu bashkuan kryengritësve për ta rrënuar pushtetin, ndërsa ai vazhdoi t’i qëndronte besnik pushtetit duke përkrahur ushtrinë në luftën e saj për ta ruajtur “vatanin” dhe duke akuzuar kryengritësit se po manipulohen nga jashtë, për çka edhe mori kritika të ashpra nga dijetarët e mbarë Botës Islame.

Atë e shfrytëzonte pushteti për të dëshmuar se janë me popull, se nuk janë duke i shkelur normat ligjore fetare dhe se qytetarët –xhemati, duhet të jenë me shtetin e jo kundër shtetit. E shfrytëzoi pushteti aq sa iu desht, e kur nuk iu desht më, e vranë atë me dhjetëra të tjerë dhe atë në një xhami përderisa hoxha në fjalë ishte duke mbajtur ligjërata javore. Pushteti menjëherë shfrytëzoi rastin ta akuzojë opozitën, por opozita me tërë fuqinë e saj e kundërshtoi një sulm të tillë, duke cekur se muslimanët nuk rrënojnë xhami dhe nuk vrasin njerëz të pafajshëm, e lëre më dijetarët.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cfare po ndodhe ne Turqi?

Sido që të jetë, nuk po dua të flas për hoxhën e ndjerë, e as të paragjykoj se çfarë njeriu ka qenë dhe a ka bërë mirë apo keq me përkrahjen e tij pushtetin mizor, gjakpirës e kriminel. Por ajo çka më shtyri ta shkruaj këtë artikull është se sa ia vlen që një njeri me emër aq të madh, me një diapazon aq të gjerë të dijes, të bëhet servil i një pushteti, i cili fundja e fundit nuk shikon tjetër pos interesin e vet dhe të familjes, apo rrethit të ngushtë. Subhanallah, sa pak janë ata dijetarë të cilët u janë bërë servil pushteteve dhe kanë shpëtuar pa u koritur. Gjithherë dijetarët tanë islamë na kanë këshilluar me shekuj që pushtetarëve mos iu afroni, keni kujdes nga ta, bile e kanë thënë një fjalë të urtë:

Të mjerët ata dijetarë, të cilët rrinë pranë dyerve të qeveritarëve, të mjerët ata dhe të mjerët ata qeveritarë, ndërsa të lumtë ata qeveritarë, të cilët rrinë pranë mexhliseve të dijetarëve, të lumtë ata dhe të lumtë ata dijetarë!

Të paktë janë ata dijetarë, të cilët iu kanë shkuar pas qeveritarëve e që nuk janë njollosur. Këtë e ka dëshmuar historia. Është e vërtetë se për dynja ata e kanë më mirë dhe më lehtë, sepse nuk i pret burgu, nuk kritikohen e nuk sulmohen, nuk anashkalohen e nuk neglizhohen, ata kanë para, kanë autoritet, i kanë të gjitha të mirat, por dijetarët islamë i kanë quajtur të atillët “hoxhallarët e pushtetit.” Mirëpo kjo botë përfundon, e duhet me vdekë, andaj dijetarë të vërtet janë ata, të cilët qëndrojnë pranë të vërtetës, pranë hakut, me këdoqoftë ajo, e që në shumicën e rasteve është me qytetarët (popullin), e shumë rrallë me pushtetarët.

Hoxhallarët kanë amanet dhe përgjegjësi të madhe, ata janë më të mëdhenj sesa pushtetarët, andaj edhe nuk bënë t’iu përulen e nënshtrohen qeveritarëve, por qeveritarët duhet t’iu nënshtrohen hoxhallarëve. Hoxhallarët janë yje, të cilët ua ndriçojnë njerëzve rrugën në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa shumë pushtetarë ua nxijnë dhe ua errësojnë rrugën qytetarëve.

Allahu na bëftë nga hoxhallarët e vyeshëm, të sinqertë të cilët nuk ia kanë frikën askujt pos Allahut dhe punojnë për hir të Zotit, për ta përhapur të drejtën e Zotit në tokë, të cilët ua ndriçojnë rrugën njerëzve për këtë dhe për botën tjetër./krenaria/

25.03.2013

 

image_pdf

Categories

Archives