Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Punoi pak, e fitoi shumë!

Punoi pak, e fitoi shumë!

Punoi pak, e fitoi shumë!

Hoxha i nderuar Muhamed En-Nabulsi thotë:
Para pesëdhjetë viteve një hoxhë nga Damasku kishte parë në ëndërr Pejgamberin(alejhi selam), i cili i kishte thënë:” Lajmëroje filanin se ai do të jetë me mua në xhenet”!
Hoxha i mahnitur me këtë ëndërr, shkoi te ai njeriu (që ishte nga xhematlinjtë e tij) dhe i tha: çfarë pune të madhe ke bërë ti? Ai i habitur tha: asgjë që vlen të përmendet!
Hoxha i tha: unë mbrëmë kam parë në ëndërr Pejgamberin(alejhi selam), i cili më tha që të të lajmëroj ty se do te jesh me të në xhenet!
Ky njeriu shpërtheu nga gëzimi dhe tha: vërtetë më kujtohet një punë që e kam bërë për hir të Allahut; kur isha i ri u martova me një vajzë të bukur dhe pas pesë muajve asaj i erdha koha për të lindur(kishte mbet shtazënë me dikend tjetër). Ajo më luti që t’ja mbuloj këtë gjynah për hir të Allahut dhe unë e pranova kërkesen e saj.
Për ta mbuluar gjynahin e saj para njerëzve, e mora fëmiun e porsalindur, e mbështolla mirë, dola në xhami me të dhe e lash në një qoshe të xhamisë.
Pasi përfundoi namazi u ngrita i pari, duke dalur shkova te foshnja dhe thashë: dikush e paska lënë një foshnje këtu në xhami.
U mblodhen xhemati së bashku me hoxhën rreth foshnjes dhe mbeten të shtangur.
Unë ju thashë: pasi unë e gjeta, po e marr në shtëpinë time dhe po përkujdesem për të deri sa të rritet. Ata pranuan dhe më falenderuan për gjestin tim.
E këtë e bëra për hir të Allahut që t’ja mbuloi gjynahin gruas sime dhe ndoshta kjo është puna për të cilen do të kem shpërblim takimin me Pejgamberin(salAllahu alejhi ve selem) në xhenet.

( Përktheu dhe përshtati nga gj.arabe: Fadil Musliu)

Categories

Archives