Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Puna (gjërat) nuk më ecë, dëshiroj të di pse?

Puna (gjërat) nuk më ecë, dëshiroj të di pse?

pyetje pergjije

Desha të pyes hoxhë i nderuar pse shumë herë kur kam dëshirë me më ecë gjërat mirë, përfundoj pa rezultat dhe shum herë them jam lodhë nga çdo gjë, por prap kam vullnet për jetë. Pra, puna nuk më ecë, dëshiroj të di pse? Kaloni bukur.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Së pari, përkundër të gjithave kij mendim të mirë për Allahun. Pothuajse çdo punë të cilën e fillon njeriu pasohet me pengesa apo peripeci të ndryshme. Prapa këtyre pengesave fshihet urtësia e Allahut, sepse Ai nuk zgjedh për robin e Tij vetëm se më të mirën. Ndoshta rezultati të cilin t’i dëshiron ta arrish do të bëhet pengesë për shumë e shumë punë të tjera. Andaj, kur mendon se nuk të ecin gjërat duhesh ta kesh parasysh se edhe ajo është një e mirë për ty. Shpreso tek Allahu cdo herë, dhe ke besim se çdo gjë ndodhë vetëm me caktimin e Allahut. Mbjille shpresën tek vetja yte për një të ardhme që do të bëjë të buzëqeshësh një ditë. Mos e urrej veten dhe mos e mbyt zemrën tënde duke menduar për gjëra të këqia, që realisht nuk ekzistojnë dhe as që ndoshta do të ndodhin një ditë. Nganjëherë të duket se ke arritë në një rrugë të mbyllur, por për një moment gjenë se Allahu t’i hapë rrugët e mirësive të Tij. Dije se ata që ecin me kokë mbrapa nuk arrinë në cakun e dëshiruar asnjëherë. Allahu e di më mire dhe në Dorën e Tij është suksesi.

Hoxhë Valdet Kamberi

Categories

Archives