Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Psikologjia e ngjyrës ne Kuran


Psikologjia e ngjyrës ne Kuran


PSIKOLOGJIA E NGJYRËS NË KURAN !

Ngjyra e gjelbër dhe kënaqësia shpirtërore

Fjala e gjelbër përmendet shumë në ajetet e Kur’anit fisnik, veçanërisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të xhennetit dhe kënaqësitë që i rrethojnë ata.

“Ata rrinë të mbështetur në mbështetëse të gjelbërta e shtroja të bukura” (Er Rahman 76)“Ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë” (El Kehf 31) e me radhë…Psikologët thonë: Ndikimi i ngjyrës te njeriu është tepër i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë ftohtë apo nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.

Spitalet kanë filluar të thërrasin specialistët për tu propozuar ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve e, po kështu, ngjyrën e rrobave.

Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë gjallëron sistemin nervor, ngjyra e kuqe, e mbyllur qetëson nervat, ngjyra blu (e kaltër) e bën njeriun që të ndiejë ftohët, ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndiejë ngrohtë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër.

Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 urdhërimet etike në praktikat mjekësore dhe kirurgjike

Ky është ndikimi i ngjyrës së gjelbër te njeriu. Vështro urtësinë e All-llahut në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër. A nuk është ajo, që zbuloi shkenca në kohët moderne, e njëjta gjë për të cilën tërheq vërejtjen Kur ’ani, kur pohon se, banorët e xhennetit gëzohen dhe kënaqen të veshur në jeshile të ulur në ndenjëse jeshile?

All-llahu thotë në Kur ’an: ”Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53)./PK/.

Categories

Archives