Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pse teshtijmë !?


Pse teshtijmë !?


teshtima
Teshtima ka impakte të ndryshme në organizmin tonë. Një studim i kohëve të fundit, zbulon edhe një dobi të teshtimës….

“Si reagojnë qelizat e fytit ndaj teshtimës !?’

Studimi në fjalë shikoi sesi ndikon forca e teshtimës në ciliet e hundës. Ciliet janë organele qelizore të cilat projektojnë jashta qelizës, i përngjajnë qimeve në mikroskop. Ciliet gjenden në qelizat e pjesës së jashtme të sistemit respirator, dhe ndihmojnë që të largojnë pluhurin dhe mukusin nga mushkëritë. Shkencëtarët zbuluan se teshtima rrit aktivitetin e këtyre cilieve (frekuencën e goditjes ciliare) për 150%, duke u mundësuar që ato të funksionojnë më efektivisht.

Por, kjo nuk i përgjigjet pyetjes së titullit se pse teshtijmë !?

Arsyeja gjendet tek nervi i pestë kranial i quajtur “Nervi Trigeminus”! Kur substanca të ndryshme të huaja[si pluhuri, poleni, etj.] irritojnë mukozën në kanalin e hundës sonë; Kjo shkakton lirimin e histaminës, substancës e cila, po ashtu, është përgjegjëse për alergjinë, me simptomet si skuqje, kruarje, teshtimë, lotim etj. Histamina stimulon nervin trigeminal i cili dërgon sinjale në tru. Në përgjigje trigeminusi aktivizon muskujt në farinks dhe trake, duke shkaktuar hapje të rrugëve ajrore, grumbullim dhe shtypje të ajrit, dhe…APQU. Pastaj, nga lartë kuptojmë rolin e cilieve për ta larguar këtë trup të padëshiruar.

Po ashtu, nganjëherë teshtima nxitet nga vetë drita [Refleksi Fotik i Teshtimës]. Nervi optik irritohet nga kjo dritë e ndritshme dhe dërgon mesazhe në tru, të cilat pastaj përsëri përmes nervit Trigeminus përkthehet në teshtimë.
Dhe pas teshtimës duhet thënë ELHAMDULILAH !

Përshtati: Meriton Muriqi

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkaqet e dhimbjes së qafes
Tags:

Categories

Archives