Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse të shoh të pikëlluar?

Pse të shoh të pikëlluar?

Tregohet se një njeri vazhdimisht rrinte i dëshpëruar në kohën e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe njëherë i Dërguari e pyeti:

Ç’ke? Pse të shoh të pikëlluar?

Kam bërë një mëkat në kohën e injorancës dhe kam frikë se Allahu nuk ma falë edhe pse jam bërë musliman, iu përgjigj njeriu.

Më trego çfarë gjynahu! i tha Pejgamberi.

Kam qenë prej atyre që besonin se vajzat duhet të mbyten dhe mua mu lind një vajzë, por gruaja ime mu lut shumë dhe unë e lashë të jetojë derisa u rritë, u bë e madhe dhe shumë e bukur, filluan njerëzit ta kërkojnë për grua ndërsa mua çdo ditë më shtohej fanatizmi dhe xhelozia dhe nuk mund të paramendoja që ta martoj dhe as ta lë ashtu të jetojë në shtëpi.

I thashë gruas një ditë: unë dua të shkoj për të vizituar filan familjen prej farefisit tim, do ta marr edhe vajzën me vete. Gruaja e gëzua shumë dhe e stolisi vajzën si është më së miri. Por, përpara se të nisemi më la amanet dhe ma mori besën që të mos bëj ndonjë tradhti ndaj vajzës.

U nisëm dhe përgjatë udhës pashë një pus ku u afrova me vajzën dhe ajo menjëherë e kuptoi se unë dua ta hedhë aty, kështu që filloi të më lutet dhe të qajë: o babi im, çfarë dëshiron të bësh me mua?! Mu dhimbsej fort nga këto fjalë… Kur e shikova pusin edhe një herë, më kapi përsëri fanatizmi, por ajo më lutej me fjalë edhe më të rënda: o babi im, mos e thyej amanetin që ia dhe nënës, fillova të shikoj herë pusin dhe herë vajzën e cila më dhimbsej shumë, derisa më fitoi shejtani dhe e kapa në krah, e hodha teposhtë dhe derisa binte ajo vazhdonte të thoshte: o babi, më vrave! Qëndrova aty derisa u ndërpre çdo zë nga ajo, e pastaj u ktheva.

Sahabët tjerë qanë së bashku me Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, i cili lexoi ajetin: ???? ???????? ???? ??? ??? ???? 
“Kur e varrosura do të pyetet, për çfarë faji është vrarë”.

 

Hoxhë Omer Berisha

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vajza jote është bërë grua,a e beson?
Tags:

Categories

Archives