Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse po manipulohet me fjalën e kryeministrit të Turqisë në Prizren

Pse po manipulohet me fjalën e kryeministrit të Turqisë në Prizren
erdogan kosova

Shkruan: Rexhep Elezaj

 

Në fjalimin e tij jo të gjatë para mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët kishin dalë për ta pritur, kryeministri turk, Recep Taip Erdogan, ndër të tjera, tha:

“Lidhjet tona janë më të thella se sa duken…në Kosovë ndjehem si në shtëpinë time, Prizreni është një nga shembujt e bashkëjetesës fetare, mos harroni, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi, se nuk lejojmë të derdhet më gjak në Ballkan..,ne të gjithë duam që rajonin ta shohim si rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë. Ne duam që në këtë rajon të sundojë paqja, mirësia, solidariteti, ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara duhet të mbetet mbrapa, ne duhet të tregojmë shembullin e bashkëjetesës fetare. Jo më gjakderdhje në Ballkan, jemi njerëz me një kulturë dhe histori të përbashkët..”

 

Ipeshkvi i Ipeshkvisë katolike në Kosovë, Dodë Gjergji..

Ipeshkvi i Ipeshkvisë katolike në Kosovë, Dodë Gjergji..

 

 

Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, me kardinalët e Vatiknait duke iu kërkuar njohjen e Kosovës shtet, por më kot, ata nuk lëvizin nga pozitat e tyre të ngurta ndaj Kosovës..!?

Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, me kardinalët e Vatiknait duke iu kërkuar njohjen e Kosovës shtet, por më kot, ata nuk lëvizin nga pozitat e tyre të ngurta ndaj Kosovës..!?

 

 

Kjo ishte pjesa më thelbësore e fjalimit të tij në Prizren, por pse Dodë Gjergji, kryeipeshkv i kishës katolike në Kosovë e nxjerr nga konteksti i saj i plotë vetëm fjalinë “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, kjo duhet të analizohet mirë dhe detalisht, ngase një qasje e këtillë selektive dhe kaq e njëanshme nga ana e kreut katolik në Kosovë, aq sa është indikative, po aq e shtron nevojën e shqyrtimit të pozicioneve dhe rolit të tij ndaj gjithçkaje që ka të bëjë më Islamin në Kosovës, me marrëdhëniet e Kosovës më Turqinë si dhe më botën arabe, gjithnjë në kontekstin e heshtjes dhe miratimit nga ana e Dodë Gjergjit të deklaratës proserbe së kardinalit të Vatikanit, Valter Kasper, i cili më datën 12 Prill 2010, ka deklaruar si vijon:

“Vatikani nuk e njeh Kosovën për shkak të Kishës Ortodokse Serbe. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtar i Këshillit Papnor, Valter Kasper, lajm të cilin e ka raportuar Blic Online.

“Ne, natyrisht e dijmë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhembje për Kishën Serbe. E dijmë, po ashtu, se djepi dhe qendra e sllavizmit serb është në Kosovë. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë që ta kemi këtë parasysh”, ka theksuar, sipas Blic-it, kardinali Kasper në intervistën për agjencinë katolike “Katpres”.

Kasper ka thënë se Vatikani angazhohet për ruajtjen e përmendoreve ortodokse (pravosllave), të manastireve dhe kishave në Kosovë dhe është shumë i shqetësuar për shkak të “brutalitetit të caktuar kulturor”, shkruan Blic.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Islamofobia

“Në Kosovë po rrënohen përmendoret e rëndësishme historike, kulturore dhe fetare. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nuk mundet në këtë mënyrë të zhduket historia”, ka theksuar kardinali gjerman duke shtuar se duhet të avancohet pajtimi i serbëve dhe kroatëve..”, ka transmetuar gazeta serbe Blic Online.

 

Vatikani e donë Kosovën me këto pamje..por Turqia me siguri jo..!

Vatikani e donë Kosovën me këto pamje..por Turqia me siguri jo..!

 

 

Ja, krahasoni këto dy raste dhe kontekstet kohore dhe vendore që janë thënë, ku në njërin prej këtyre rasteve Dodë Gjergji reagon ashpër, pra kur kryeministri turk tha në Prizren se “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, deklaratë kjo krejtësisht e dhënë në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e mundshme ushtarake të Serbisë me konotacion të plotë proshqiptar e prokosovar, dhe, deklaratës ogurzezë të kardinalit të Vatikanit, i cili e tha troç para gjithë opinionit ndërkombëtar, se “Kosova është djep dhe qendër e sllavizmit serb..” !?

 Pra, më këtë deklaratë Vatikani faktikisht Kosovën e ka njohur dhe e ka pranuar si territor të Serbisë, dhe, ipeshkvi Dodë Gjergji çele gurë gojë, nuk ka reaguar fare për t’i thënë kardinalit Kasper, se Kosova nuk është Serbi, sikur tash që i ka thënë kryeministrit turk se “Kosova nuk është Turqi”, e që në rastin e parë, heshtja e tij ka qenë miratim i plotë i deklaratës së kardinalit Kasper..!?

 

Kush po harron faktin, se Turqia është aleati më i madh i Amerikës në botë.., e megjithatë kundërshtohet kujdei i saj ndaj Kosovës..?!

Kush po harron faktin, se Turqia është aleati më i madh i Amerikës në botë.., e megjithatë kundërshtohet kujdei i saj ndaj Kosovës..?!

 

 

Andaj, të gjitha debatet të cilat po zhvillohen këto ditë dhe të cilat do të vazhdojnë në ditët e ardhme që dalin jashtë kësaj kornize krahasuese dhe që nuk e kanë për bazë interesin kombëtar të Kosovës dhe popullit shqiptar, janë shumë të dëmshme e në masë të madhe edhe antikombëtare, ngase ta sulmosh dhe mohosh më qëllim rolin e shtetit turk në mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës nga robëria e egër serbe, ku ushtria e saj mori pjesë aktive në sulmet e NATO-s kundër Serbisë, dhe e cila ishte shteti parë në botë që e njohu pavarësinë e Kosovës, etj, shtron pashmangshëm pyetjen; ose bëhet fjalë për miopinë e plotë politike dhe kombëtare të Dodë Gjergjit, ose kemi të bëjmë me skenare antishqiptare,  të cilat për ipeshkvin e Ipeshkvisë katolike në Kosovë janë të pranueshme, gjë që sjelljet e tij konfuze dhe me kute të dyfishta ndaj njërës dhe palës tjetër, lenë mjaft hapësirë për spekulime të ndryshme politike dhe fetare..!?    

 

Shqiptarët në Turqi, kanë vendosur miqësi të përhershme midis dy popujve tanë...

Shqiptarët në Turqi, kanë vendosur miqësi të përhershme midis dy popujve tanë…

 

 

Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme..

Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme..

 

Categories

Archives