Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse nuk po shërohem nga Sihri apo xhinët?!!



Pse nuk po shërohem nga Sihri apo xhinët?!!
Falënderimi i takon Allahut Krijuesit të botërave, kurse përshëndetjet tona të përzemërta i dërgojmë Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të mbi familjen e tij të pastër dhe të zgjedhur mbi shokët e tij besnik dhe mbi mbar ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Nuk ka dyshim se ka shum faktor nga të cilat varet shërimi i personit që është i sëmur nga sihri.
Së pari duhesh ta dish se shërimi është në Dorën e Allahut të Madhëruar dhe vetëm Ai mund ta shëroj njëriun, ndërsa të tjerët jan sebepe (shkaktar) për shërimin e njeriut.
Shërimi i njeriut nga sihri ka varet nga:
1. Imani (besimi) i të sëmurit, pra sa më shum që njeriu është më i devotshëm aq më shpejt mund të shërohet.
2. Fuqija e sihërbazit, pra nëse sihërbazi është i fuqishëm dhe ka më shum shejtan me të cilët bashkpunon pa dyshim se shërimi nga sihri do të merr më shum koh.
3. Lloji i sihrit, pra ka sihër të vetëm dhe ka sihër që ripërtërihet, dhe sa her që njeriu e dobëson sihrin që ka, sihërbazi ja ripërtërin sihrin.
4. Vendosmërija e të sëmurit në praktikimin e terapis që duhet ta përdor për tu shëruar nga sihri, pra nëse i sëmuri është i përpikt në përdorimin e terapis (pasi që i kryen obligimet ndaj Allahut të Madhëruar), edhe nëse kalon një koh patjetër se do të shërohet.
5. Menqurija, shkathtësia dhe imani i rukjegjis, nëse rukjegjija (personi që i bën rukje të sëmurit) është i shkatht duke i ditur kurthet e shejtanit po ashtu ka njohuri të mëdha për jeten e xhinëve dhe llojet e sihrive, do të ja jap të sëmurit terapin e duhur për ta përdorur, dhe i sëmuri duhet ta përdor këtë terapi nëse dëshiron të shërohet nga sihri edhe nëse kjo terapi zgjat, pasi që e cekëm se shërimi varet nga shum faktor.
Pa marr parasysh sa është sihri i fort, nëse njeriu i mbështetet Allahut dhe i kryen obligimet ndaj Tij, po ashtu përdor terapin e përshtatëshme për sëmundjen që ka atëherë pa dyshim se do të ket shërim me lejën e Allahut të Madhëruar.
Po them se terapija duhet të jipet adekuate për llojin e sihrit që e ka i sëmuri, pasi që ka sihër që është i ngrënur apo i pir, po ashtu ka sihër që është i fshehur apo i varrosur diku, ka sihër që është i lidhur në ndonjë vend etj, dhe çdo sihër prej këtyre llojeve i ka simptomet e tij e që duhet ti dinë personat që mirren me rukje dhe sipas simptomeve që i ka i sëmuri duhet edhe ti jipet të sëmurit terapia. Dhe jo siç janë duke vepruar fatkeqësisht disa rukjegji të cilët kan filluar këtë pun duke i mashtruar njerzit dhe jan duke ja dhën të gjithëve të njëjtën terapi, pa marr parasysh a ka siher, mësysh apo xhin.
Dhe vlerësimi i llojit të sihrit nuk është edhe aq i leht, pasi që simptomet jan të ngjajshme njëra me tjetrën, po ashtu në disa raste sihërbazi përdor tradhëti të ndryshme për ta mbrojtur sihrin, ka raste kur njeriun e sëmur me Hased (sy të keq) dhe me sihër, apo ja sëmur edhe Karinin (shejtanin që e ka afër tij që e përcjell gjithmonë) dhe prapa tij e ka sihrin, në këto raste duhet së pari të shërohet sëmundja e parë dhe pastaj të kalohet tek e dyta pasi që të shërohet direkt sihri nuk ka mundësi.
Për këtë shkak duhet rukjegjit që të jen medjepreht dhe të shkathët për të shikuar se çfar në të vërtetë ka i sëmuri dhe sipas sëmundjes të ja japin edhe terapin, dhe mos të përdoret një terapi e vetme për të gjitha llojet e sihireve, pasi që kjo mund të ndikoj negativisht në shëndetin e të sëmurit.
Në shum raste terapija është e mundimshme dhe e lodhshme, mirëpo i sëmuri duhet patjetër ta përdor nëse dëshiron të shëndoshet.
Prandaj i këshilloj të gjith ata që Allahu i ka sprovuar me sihër, të bëjn durim dhe ta përdorin terapin ashtu siç duhet, pasi që sihri është një sëmundje shërimi i të cilës nuk varet vetëm nga rukjegjija, mirëpo siç e përmenda më sipër shërimi nga këto sëmundje varët nga shum faktor, mirëpo nëse i sëmuri i plotëson kushtet e përmendura më herët do të shërohet më shpejt.
Kjo ishte në pika të shkurta pasi që kjo është një tem e gjer për tu folur për këtë.
Allahu i shëroft të gjith të sëmurit tan.
Hoxhë: Eroll Nesimi