Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PSE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË SE GJUMI?

PSE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË SE GJUMI?

PSE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË SE GJUMI?

Përgjigjja:
Gjumi i përgjigjet thirrjes së trupit dhe shpirtit, kurse namazi është përgjigje ndaj thirrjes së Allahut të Lartësuar;
Gjumi është vdekje, kurse namazi është jetë;
Gjumi është rehati për trupin, kurse namazi është rehati për shpirtin.
Te gjumi marr pjesë edhe besimtari edhe mohuesi, kurse namazin e fal vetëm besimtari.
Besimtarët që falin sabahun janë kategori që kanë pjesë nga suksesi;
futyrat e tyre janë vezëlluese, ballin e kanë të ndritshëm, kohën e kanë të bereqetshme;
nëse je prej tyre, falënderoje Allahun, e nëse jo, atëherë lute Allahun që të të bëj prej tyre!
Sa i bukur është sabahu!
Farzi i tij të fut në mbrojtjen e Allahut;
Suneti i tij është më i mirë se bota dhe çfarë ndodhet në të;
Kurani i tij është i dëshmuar{Me të vërtetë leximi i kuranit në namazin e sabahut është i dëshmuar( nga engjëjt)}.
Vlla i nderuar!
Kush jeton i lidhur pas diçkaje, vdes me atë gjë… dhe kush vdes i tillë, po i tillë do të ringjallet.
Nëse e lexon këtë mesazh, e fiton sevapin e tij, por nëse e shpërndan dhe përfitohet prej tij, në dashtë Allahu të shumëfishohet shpërblimi.
Mos e fshih atë dije që ka mirësi me të cilën shpërblehesh!
Përgëzohuni o ju që falni sabahun!

Muhamed el-Arifi

Categories

Archives