Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pse lëngjet e perimeve duhen filluar të konsumohen në periudhën e pranverës


Pse lëngjet e perimeve duhen filluar të konsumohen në periudhën e pranverës


perime

Shpesh kemi folur për pemë, lëngjet e tyre po jo për lëngjet e perimeve. Pse duhen filluar të konsumohen në periudhën e pranverës dhe cilat janë efektet e tyre pozitive.

Pra, njihuni me lëngjet që duhen konsumuar më tepër dhe cilat janë përfitimet e tyre.

Lëngu i karotës

Është një nga lëngjet më të pasura me vitamina si A, B, C, E dhe K dhe ndihmon funksionimin normal të gjithë organizmit, zhvillon tretjen, përmirëson oreksin dhe forcon dhëmbët. Gratë të cilat sapo kanë lindur dhe prodhojnë qumësht duhet të pinë shumë lëng karote, sepse qumështi nuk mjafton për të siguruar të gjitha elementet e nevojshme. Dihet që karota është e dobishme për sytë, fytin dhe organet e frymëmarrjes. Për më tepër, pastron trupin duke ndihmuar në zbukurimin e lëkurës dhe duke e mbajtur të re. Mund të përdoret shumë mirë në trajtimin e akneve dhe lëkurës në përgjithësi.

Lëngu i domates

Lëngu i domateve të ziera ka po ashtu shumë vlera që i duhen organizmit. Ai përmban acide që duhen për procese të nevojshme metabolike. Fatkeqësisht, ne zakonisht e konsumomë atë nga shishe të gatshme të blera në supermarket. Kur domatet konservohen dhe zihen më tepër acidet organike, bëhen inorganike dhe të dëmshme për trupin tonë. Lëngu i freskët i domates përmban shumë sodium, kalium, kalcium, magnez, vitamina A dhe të tjerë elementë të nevojshëm.

Lëngu i trangullit

Është një nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Trangujt bëjnë të mundur rritjen e flokëve dhe shtresëzimin e thonjve. Për më tepër, ky lloj lëngu ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe mishrat e tyre, meqë përmbajnë kalcium dhe fosfor. Do të ishte më mirë që ky lëng të kombinohej me karotë, spinaqi apo dhe sallatë të gjelbër. Bashkimi i tyre përmban një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Limoni , mjekim për sëmundjet

Lëng selinoje

Është i pasur me natrium, kalium, kalcium, fosfor, vitaminë B, vitaminë A dhe C si dhe acid folik. Me pak fjalë është perfekt për ata që janë duke mbajtur një dietë dhe ata që punojnë shumë. Në ditë të ngrohta nëse pini një fortë me lëng selinoje do të ndiheshit shumë të lehtësuar. Përveç kësaj ndihmon në uljen e presionit të gjakut si dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ka substanca të tilla që ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjeve të migrenës si dhe lufton qelizat kanceroze.

Lëng panxhari

Është një nga lëngjet e perimeve më të nevojshme për formimin e qelizave të gjakut. Ai përmban acid folik, vitamina të ndryshme si A, C, B1, B2, B3, beta-katoreinë, kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe natrium. Mirë është që të pihet i përzier me lëngje të tjera si karotë, pasi ka një shije shumë specifike e cila mund të shkaktojë marramendje.

Tags:

Categories

Archives