Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pse kemi ngërçe të muskujve?



Pse kemi ngërçe të muskujve?

Ngërçet janë leg cramptkurrje themelore të muskujve dhe tkurrjet me të cilat aktivizohen muskujt tuaj, por, për dallim nga tkurrjet e rregullta, këto tkurrje janë shumë të dhimbshme. Kur muskujt bien ngërç, tkurrjet janë të pavullnetshme. Në mënyrë që të ndodhë tkurrja, nervi apo grupi nervor duhet të aktivizohet.

Disa acarime që aktivizojnë atë grup nervor çojnë në tkurrjen e muskujve edhe atëherë kur ne nuk dëshirojmë. Normalisht, pas një tkurrjeje të muskujve, truri dërgon një sinjal te muskujt për t’u çlodhur. Gjatë ngërçeve, sinjali për relaksim nuk është aq i qartë. Pastaj vjen mungesa e ekuilibrit ndërmjet aktivizuesit dhe frenuesit tonë dhe tkurrja vazhdon deri sa të rezultojë me ngërçe. Nuk dihet saktësisht pse ka mungesë ekuilibri, por është një teori se muskujt të cilët bien ngërç, thjesht janë shumë të lodhur. Shumica mendojnë se ajo është pasojë e dehidratimit, por shkenca nuk është aq e sigurt për këtë.

Dehidratimi: Nëse jeni i dehidratuar, atëherë ajo krijon një çekuilibër të caktuar në trup, veçanërisht në lëngje dhe kripëra, gjendje e cila ndikon në të gjithë trupin dhe jo në një muskul të veçantë. Mund të jetë se dehidrimi dhe mungesa e tij lidhet me mungesën e mineraleve të caktuara si; kaliumi, magnezi dhe kalciumi, të cilët janë përgjegjës për paraqitjen e konvulsioneve, por kjo nuk është e sigurt.

Medikamentet: Disa medikamente janë të listuar se mund të kenë efekte të mundshme anësore si; ngërçet e muskujve. Ka një predispozitë gjenetike për ngërçet e shpeshta, për të cilat nuk dihet mjaftueshëm. Andaj të gjithë atyre që thonë se paraqitja e ngërçeve lidhet me konsumimin e disa medikamenteve nuk duhet t’iu besoni sepse kjo ende nuk është vërtetuar.





Nxehtësia: Ndonjëherë ngërçet lajmërohen për shkak të disa faktorëve të jashtëm që përndryshe, lehtësisht mund të shmangen, si për shembull, kur pas një dite të nxehtë në plazh flini me këmbët e zbuluara dhe erërat e ftohta fryjnë mbi to. Gjë e mirë është se shumica e ngërçeve mund të largohen me masazh ose me tërheqje dhe nuk zgjasin më shumë se disa minuta. Për konvulsionet e muskujve nuk keni nevojë të brengoseni shumë.

Më e keqja që mund t’ju ndodhë është se ato mund të vazhdojnë për disa ditë. Në raste të rralla, ngërçet mund të sinjalizojnë për sëmundje shumë të rënda, të tilla si lëndimi i palcës kurrizore apo shkulja e nervit. Nëse shpesh keni dhimbje, kontaktoni mjekun tuaj. Vetëm ai mund t’ju tregojë saktësisht si të veproni kur keni probleme me ngërçet dhe çka të hani e pini që këto t’i tejkaloni, sepse vërtetë dhimbjet që shkaktohen nga ngërçet janë shpesh shumë të padurueshme.