Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse gratë qajnë?

Pse gratë qajnë?

Pse gratë qajnë?

Një djalë I vogël e pyet nënën e tij, ‘’Nënë pse po qan?’’

‘’Sepse kam nevojë të qaj’’ tha ajo.

‘’Nuk po kuptoj,’’ tha ai.Nëna e tij vetëm e përqafoi atë dhe I tha, ‘’Dhe nuk do e kuptosh kurrë.’’Më vonë djali I vogël e pyet babin e tij, ‘’Pse me duket se nëna po qan pa ndonjë arsye?’’

‘’Të gjitha gratë qajnë pa arsye,’’ babai I tij përgjigjet pa vëmendshëm.

Djali I vogël, ende duke u menduar pse gratë qajnë e pyet Shejkhin e moshuar (dijetarin).

‘’Ai me siguri e di përgjigjen’’ mendoi ai. ‘’O Dijetar I nderuar! Pse gratë qajnë aq lehtë?’’

Dijetari përgjigjet:
‘’Kur Allahu e krijoi gruan ajo duhej të krijohej e veçantë. Ai krijoi supet e saj mjaftueshëm të fuqishme për të bartur peshën e botës, dhe edhe më tej mjaftueshëm gjentile për të dhenë rehati. Ai I dha asaj një fuqi të brendshme për ti përballuar lindjes së fëmisë dhe kundërshtimit që vije nga fëmijët e saj. Ai I dha asaj fortësinë që I mundëson asaj të vazhdojë atëherë kur çdo kush tjetër dorëzohet, dhe të përkujdeset për familjen e saj edhe gjatë sëmundjes dhe plogështisë pa u ankuar. Ai I dha asaj ndjeshmërinë për të dashur fëmijët e saj në çdo dhe të gjitha rrethanat, qoftë edhe kur fëmiu I saj e fyen atë shumë rëndë. Ai I dha asaj fuqinë për të duruar burrin e saj nëpër gabimet e tij dhe e modeloi atë nga brinja e tij për të mbrojtur zemrën e burrit. Ai I dha asaj mençurinë për të mësuar se burri I mirë kurrë nuk e fyen gruan e tij, por nganjëherë provon pikat e forta të saj dhe vendosmërinë e saj për ti qëndruar pranë paluhatshëm. Dhe së fundmi, Ai I dha asaj lotin. Loti është I saj dhe posaçërisht I saj për ta përdorur sa herë që ajo ka nevojë. Ajo nuk ka nevojë për arsye, për tu sqaruar, loti është I saj.’’

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të përgatisni në shtëpi ilaçin natyral jo toksik kundër mushkonjave

‘’A e sheh biri im, bukuria e gruas nuk qëndron në veshjet që ajo mban, në bukurinë e fytyrës së saj, apo në mënyrën e rregullimit të flokëve. Bukuria e gruas duhet të shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera për në zemrën e saj – vendi ku dashuria banon.’’
Djali I vogël e morri përgjigjen dhe nuk pyeti më kurrë për këtë çështje.

Në këtë kontekst, All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe nga argumentet e Tij (të Madhërisë së Tij) është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën(gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rrum, 21).
?
Burimi: www.iloveAllaah.com

Përktheu dhe përshtati: Mjekësia Islame

Categories

Archives