Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse fëmiu im sëmuret shpesh ?



Pse fëmiu im sëmuret shpesh ?

Adoptimi i fëmijëve1

Në shumë raste keni vënë re madje dhe jeni shprehur fëmija i motres apo i shoqes nuk sëmuret shpesh, pse i imi po?

 

Mbase jo por ka diçka që i bën ata më pak të prirë për sëmundjet. Mundohuni t’i ndiqni këto gjashtë këshilla të ekspertëve për të pasur edhe ju fëmijë të shëndetshëm këtë vit.

 

Mbani duart e pastra

 

Pastrimi i rregullt i duarve redukton në mënyrë të theksuar sëmundjet ngjitëse respiratore dhe gastrointestinale, andaj imponojuani fëmijëve tuaj shprehinë e pastrimit (ose përdorimit të ndonjë dezinfektuesi të duarve) kur ata largohen nga parashkollorja ose kujdesi ditor, pas çdo seance të lojërave, dhe çdoherë para se të hanë. Mësoni fëmijët t’i pastrojnë duart mirë nga 15 deri 20 sekonda para t’i fshijnë ato dhe jo vetëm t’i lagin.

 

Bëhuni aktiv çdo ditë

 

Studimet kanë treguar se ushtrimet e rregullta, të moderuara mund ta reduktojnë nga 25 deri në 50 për qind numrin e episodeve të ftohjeve dhe gripit të cilat ndodhin brenda vitit, sipas gjasave duke stimuluar qarkullimin e qelizave të gjakut të cilat mbrojnë nga infeksionet. Ka ekspertë që mendojnë se stërvitjet janë ilaçi më i mirë për shëndetin. Inkurajoni fëmijën tuaj të stërvitet, ose bëni gjimnastikë së bashku.

 





Flini mjaftueshëm

 

Sigurohuni që fëmijët të shkojnë në gjumë më herët në mbrëmje. Mungesa e gjumit të mirë dyfishon rrezikun për t’u prekur nga ftohja ose gripi. Shumica e foshnjave kanë nevojë për rreth 14 orë gjumë në ditë; parashkollorët për 11-13 orë.

 

Shmangni prekjen e fytyrës

 

Viruset e ftohjes dhe gripit futen në organizëm përmes hundës, syve dhe gojës, andaj ndihmoni fëmijët t’i mbajnë duart larg këtyre zonave. Po, kjo mund të jetë vështirë të arrihet – pastrimi i duarve në momente strategjike është po ashtu shumë i rëndësishëm. Mësoni fëmijën tuaj kurrë të mos ndajnë lugë, gotë ose brushë dhëmbësh.

 

Konsumoni ushqim të larmishëm dhe të shëndetshëm

 

Ushqimi i pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe do t’ju ndihmojë ta forconi sistemin imun të fëmijës tuaj. Shikoni në ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, dredhëza dhe portokaj) dhe vitaminë D (peshq, qumësht të pasuruar dhe ushqime të thara nga drithërat). Ngrënia e jogurtit me kultura aktive (probiotikë) po ashtu mund të ndihmojë ndërtimin e një sistemi të fuqishëm mbrojtës