Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë (dhëmbët e syrit) dhe çfarë nuk dini për ta

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë (dhëmbët e syrit) dhe çfarë nuk dini për ta

images

Shpesh herë mund të kemi dëgjuar ndonjë mjek të na thotë se dhëmballët e pjekurisë duhet ti heqim, pasi ata janë dhëmb të kotë, të cilët nuk kanë asnjë funksion, përveç se dalin shumë vonë dhe për më tepër, mund të jenë të dëmshëm për organizmin. Mirëpo, në bazë të disa kërkimeve të fundit, duket se gjërat në lidhje me dhëmballët e syrit kanë ndryshuar.

 

Pra, çfarë është një dhëmb pjekurie?

 

Ata janë katër dhëmbët të vendosur në pjesën më të pasme të gojës suaj dhe dalin shumë më vonë se gjithë dhëmbët e tjerë. Përgjithësisht, koha kur ato shfaqen në gojë është pas adoleshencës, dhe më saktësisht, pas të 20-ave. Sipas një publikimi shkencor, 67% e dhëmbëve të pjekurisë janë të panevojshme.

 

Heqja e dhëmbëve të pjekurisë është vetëm një biznes

 

Heqja e këtyre dhëmbëve është shndërruar në një biznes. Vetëm në SHBA, mbi 10 milion dhëmbë të pjekurisë hiqen çdo vit. Një thënie e vjetër thotë se këta dhëmbë shkaktojnë probleme me shëndetin, por në fakt nuk është aspak e vërtetë. Ato janë shndërruar në një biznes të madh në një industri nga e cila nxirren miliarda dollarë çdo vit.

 

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë?

 

Dr. Weston Price ka studiuar shëndetin oral dhe sëmundjet e gojës që në vitin 1990. Ai ka hulumtuar tribu dhe ka bërë kërkime të ndryshme tek ata persona, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë tek mjeku për probleme dentale, e ka vënë re se gjendja e dhëmbëve të tyre ka qenë shumë e mirë.

 

Ai nënvizon se shëndeti dental është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me tretjen. Sipas mjekut, duhet stimuluar kocka me minerale dhe proteina, të cilat ushqejnë dhëmbët. Ai ka vënë re se dhëmbët e fiseve që nuk konsultoheshin me mjekët për shëndetin e tyre dentar, nisën të kishin probleme në momentin që njerëzit po konsumonin ushqime me florur të bardhë dhe sheqer.

 

Sipas të dhënave, dhëmballët e pjekurisë janë të nevojshme pasi ato janë pjesë e gjithë organizmit të njeriut. Sipas akopunturistëve, këta dhëmbë janë të lidhur me pjesën e përparme të hipofizës si dhe me zorrën e hollë. Kjo traditë mjekësore kineze, e cila është studiuar për më shumë se 5 mijë vite, tregon se ka lidhje mes dhëmbëve vertebrave të shpinës, segmenteve spinale, organeve jetësore dhe gjëndrave endokrine. Pa korteksin cerebral të trurit, 46% e motorit sensor të nervave janë të lidhura me gojën dhe me fytyrën.

 

Kujdes: Rrënjët e dhëmbit të pjekurisë mund të jenë shumë të rëndësishme

 

Duhet marrë në konsideratë se rrënjët e disa dhëmbëve mund të jenë me të vërtetë shumë të rrezikshme. Sipas një kërkimi, rreth 57000-175000 njerëz, të cilët kanë hequr rrënjët e dhëmbëve të pjekurisë, kanë dëmtuar nerva të ndryshme në trup. Dihet që sistemi nervor dhe goja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Bëni kujdes dhe zgjidheni mirë mjekun nëse vendosni që një ditë të hiqni dhëmbin tuaj të syrit./tesheshi.com/

 

Categories

Archives