Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prunus persika (pjeshka,sheftelia)


Prunus persika (pjeshka,sheftelia)


pjeshka

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Gjethet mblidhen në pranverë e deri në vjeshtë, lulet gjatë lulëzimit, ndërsa bërthamat mbas pjekjes së plotë të frutave. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm.


Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike


Pjeshka është bimë me vlerë të madhe. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara në reçel, kompot, lëng frutash etj. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, Vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj.
Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu në formë gargare (shpërlarje e gojës) përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve që janë acaruar.
Çaji ose infuzi i luleve përgatitet duke marrë 15-30 gram lule me gjysmë litri ujë.
Ndërsa:Pluhuri përgatitet duke thërmuar lulet e thara dhe duke marrë sa maja e lugës për çdo përdorim.
Lëngu i frutave (i thelpinjve) të pjeshkës, me pamjen e qumështit, është përdorur prej kohe kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut. Ai ka edhe veti freskuese, kundër etjes, i jep gjallëri njeriut dhe e freskon mendimin:


Qumështi i farave përgatitet duke shtypur në havan farat e pjeshkës dhe duke i shtrydhur në një copë beze të pastër.
Thelpinjtë e pjeshkës kanë gjetur përdorim të mire kundër majasëllit. Kur acarimi arrin një fazë të lartë dhe i sëmuri nuk është në gjendje të qëndrojë ndenjur, përdoret këshilla:


Merren 40 thelpinj nga bërthamat e pjeshkës dhe kaurdisen si kafe. Një pjesë e këtij pluhuri mbytet në vaj ulliri për të përgatitur një pomade e cila përdoret për lyerje nga jashtë. Shumica e pluhurit përzihet me 1 kg mjaltë, nënë të verdha vezësh de 30 gram lule squfuri. Nga ky ilaç i sëmuri merr tri herë në ditë, nga një lugë gjelle.
Qumështi i farave, i përzier me pak ujë, përdoret për pastrimin e dhëmbëve, ndërsa me përdorim të jashtëm dhe i përzier me pak vaj ulliri, përdoret për të forcuar lëkurësn e fytyrës dhe për të kequr njollat në të.
Lëvorja e pjeshkës ka veti regjëse. Ajo lufton krimbat e zorrëve. Çaji i lëvores së degëve është përdorur me rezultate të mira për nxjerrjen e gëlbazave nga bronket.
Çaji përgatitet duke marrë 50-70 gram lëvore deg sh, të cilat zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit.
Lëngu i frutave dhe vetë frutat e pjeshkës kanë veti të mira tonike, janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Ato bëjnë mire në mëlçi dhe ndihmojnë në forcimin e elementeve të reja të gjakut.
Gjethet e pjeshkës përdoren në ndalimin e rrjedhjes së gjakut nga plagët.

Në këtë rast këshillohet:
Merren një sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkërisht me kripë dhe vendosen mbi plagë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mandarinat
Tags:

Categories

Archives