Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Profeti ynë romantik dhe hero i të drejtave të grave

Profeti ynë romantik dhe hero i të drejtave të grave

Në shikim të parë, njerëzit (që nuk i njohin muslimanët) mund të mendojnë se gratë e besimit Islam janë viktima të meshkujve dhe viktima të shoqërisë.

Por mbase edhe ne jemi ata që duhet t’ua rikujtojmë se si profeti Muhamed (a.s) ishte hero i të drejtave të grave në gadishullin arabik, por mësimet e tij na përshtaten si më së miri sot.

Në periudhën paraislame, arabët kishin traditë të varrosnin vajzat e sapolindura për së gjalli, në mënyrë që të kenë “më pak gojë për të ushqyer”.  Me ardhjen e profetit, ndryshoi gjithcka. Ai u premtoi parajsën të gjithë atyre baballarëve që edukonin vajzat e tyre. E keni parasysh, nga një ves i tmerrshëm i varrosjes për së gjalli, të mbërrish në një udhëzim të tillë sa të edukosh një vajzë.

Ndërsa sot, sado e pështirë që duket varrosja e vajzave për së gjalli, një gjë jo larg kësaj ndodhë me abortet selektive, të cilat ndodhin në secilin vend. Aborti selektiv, i cili ndalon vajzat nga ardhja në jetë fatkeqësisht sot na asocon me këtë traditë të tmerrshme që dikur arabët e praktikonin.

Në atë kohë, gratë trajtoheshin si skllave dhe si pronë, dhe asnjëherë si palë e barabartë e aktit martesor.

Por profeti Muhamed shkoi deri aty sa u dha atyre të drejtën që të zgjedhin kë të dojnë për bashkëshort, dhe të pranojnë apo refuzojnë martesën, si dhe të drejtën e divorcit, gjë e cila në atë kohë ishte tabu e paimagjinueshme.

Ai bëri krejt cka u dasht që gruaja të fitoj identitet dhe të bëhet faktorë në familje, shoqëri dhe në vendimmarrje.

Por fillimisht të ndalemi te familja. Gruaja, për herë të parë në histori, nën udhëzimet fetare islame kishte të drejtë të mos e ndryshonte mbiemrin, por ta mbante atë të familjes së saj, dhe të mos merrte mbiemrin e burrit.

E dyta, te drejtat në shoqëri. Dicka që nuk imagjinohej dot për atë kohë, Profeti Muhamed (a.s) u dha grave të drejtën e votës. Besimi i tyre fetar dhe adhurimi i tyre edhe me Kur’an u garantua si i barabartë. Fjala dhe besa e dhënë nga një grua asnjëherë nuk u morr si më pak e vlefshme. Ato u bënë pjesë e rëndësishme e shoqërisë tashmë të re, dhe konsultoheshin për vendime jetike.

Një tregim romantik

Nëse doni të lexoni një tregim të përkryer romantik, nuk do të ju rekomandonim të lexonit Romeon dhe Julietën, por historinë e vertetë dhe të bukur të Muhammedit (a.s) dhe Aishas (r.a) përmes fjalëve që Aisha i ka shpjeguar vet, se sa e bukur ishte lidhja mes tyre.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gruaja nënë, moderniteti dhe edukimi i fëmijëve

Profeti (a.s) ishte një bashkëshort i dashur dhe i kujdesshëm. Aisha ka folur për kënaqësinë e të ngrënit ushqim me të. Aisha e dinte (dhe ishte e privilegjuar) se Profeti kishte dëshirë që ta kishte pranë edhe kur hante bukë. Ata pinin nga një gotë, dhe ai kërkonte gjurmët e buzëve të saj, në mënyrë që të pinte nga po ajo pjesë e gotës.

Ai kishte dëshirë që ti jepte gruas së tij të dashur ushqim me dorën e tij, dhe njësoj vepronte edhe ajo. Tani, kthehuni tek fillimi, për pak kohë, ky njeri i madh i mësoi po ata njerëz që tregtonin dhe varrosnin femrat, se si ti trajtojnë ato me barazi, respekt, dashuri dhe butësi.

Ky ishte profeti ynë i dashur, por edhe romantik, i cili sic na ka treguar e dashura Aisha, kishte një “gjuhë të koduar” komunikimi me gruan e tij. Ata e përdorinin këtë gjuhë të koduar për të shprehur dashurinë ndaj njëri tjetrit.

Njëherë, ajo e pyeti Profetin (a.s) si do ta përshkruante ai dashurunë e tij për të. Profeti iu përgjigj duke i thënë: “Sikur një nyje e fortë që lidhet.” Sa më shumë që e ngrehë, as më e fortë bëhet!

Duke e ditur këtë sekret dashurie, ajo shpesh e pyeste me mjeshtri “si është nyja?”, dhe ai i përgjigjej “sikur ditën kur më ke pyetur për herë të parë”.

Kur e kishin pyetur Aishan se cfarë bënte Profeti (a.s) në shtëpinë e tij, ajo u përgjigj: “Ai gjithmonë i gjente vetes punë për ti shërbyer familjes së tij.”

Kur një nga shoqëruesit e tij e pyet se kush është personi më i dashur i zemrës, ai iu përgjigj pa menduar “Aisha”…

Përpara se të jepte frymën e fundit, fjalët e tij ishin pikërisht për raportet bashkëshortore: “Trajtojini gratë me mirësjellje, trajtojini gratë me mirësjellje! Ta keni frikë Zotin se si silleni me to, dhe sigurohuni që ato të jenë mirë”.

Cfarë shembulli kemi për te ndjekur, cfarë burimi i pashterrshëm i mirësisë dhe revolucionit ne sjellje. Periudha e tij e jetës është mësimi më i mirë se gjërat mund të ndryshojnë qoftë edhe në mënyrë drastike nëse prijmë me dashuri, durim, mirsjellje, por mbi të gjitha, me BARAZI. /MESAZHI/

Categories

Archives