Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Profeti Nuh alejhi selam

Profeti Nuh alejhi selam

anija

Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme. (Hud:25-26)

Përkundër të gjitha paralajmërimeve, vetëm disa njerëz i besuan Nuhut. Pas kësaj, Allahu urdhëroi Nuhun që të ndërtojë një anije të madhe. Allahu e njoftoi atë se besimtarët do të shpëtojnë në atë anije.
Nuhu filloi që të ndërtojë një anije përkundër faktit se në atë rajon nuk kishte det saqë i befasoi ata njerëz që nuk besonin Allahun, dhe filluan që t’a përqeshnin. Ata që nuk besonin nuk e dinin se çfarë do t’u ndodhte, por Allahu e dinte. Kur u krye ndërtimi i anijes, filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm për shumë ditë saqë uji arriti shumë mbi tokë, dhe vërshoi gjithçka. Kjo fatkeqësi historike u vërtetua prej shumë shkenctarëve.

Në Lindjen e Mesme, është dëshmuar se malet e sotme dikur ishin të mbuluar me ujë. Në televizion, sigurisht se keni parë shumë vërshime në skaje të ndryshme të botës. Njerëzit zakonisht kur përballen me këtë fatkeqësi, ngjiten mbi pullaz dhe presin për ndihmë. Në këso raste vetëm barka apo helikopteri mund të jetë si ndihmë. Në kohën e profetit Nuh, paqja qoftë mbi të, sido që të jetë, vetëm anija mund të ishte shpëtim. Kjo fatkeqësi e quajtur “Vërshimi i Nuhit”, në të vërtetë ishte një dënim i përgaditur nga Allahu, ashtu që të dënohen njerëzit që nuk i besuan Nuhut.

Pasiqë ata pritnin ndihmë tjetër e jo të Allahut, asnjëri nga këta njerëz përbuzës që nuk dëgjonin për paralajmërimet e Allahut, nuk hipën në anijen e Nuhut. Ata nuk u mbështetën në Allahun, por në qeniet tjera. Vetëm nëse Allahu do, mund të n’a mbrojë. Njerëzit në atë kohë që mohonin këtë gjë, hipën mbi male apo shkuan në vende më të larta, por prapëseprapë nuk mundën që të shpëtonin nga përmbytja. Vetëm disa njerëz besuan Allahun, ashtuqë ky besim i bëri ata që të hipin në anije dhe së bashku me Nuhun, shpëtuan. Duke iu bindur urdhërave të Allahut, ata morën çiftet nga çdo lloj të kafshëve me vete. Kjo tregohet kështu në Kur’an:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kerkim falje tek Allahu i Lartmadheruar

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im! (Kamer:9-19)

Të gjithë të dërguarit u janë dërguar popujve të veçantë dhe komunikonin kryesisht mësimet e njejta dhe ftonin popullin e tyre që të adhurojnë Allahun dhe t’i binden profetëve. Si shpërblim për shërbimet e veta, ata nuk kërkonin rrogë pasiqë njerëzit e dërguar nga Allahu për të shpallur Fjalën e Tij nuk bëjnë gjë të tillë. Bëjnë shërbimet e tyre vetëm për hir të Allahut dhe i frikësohen Atij. Ndërkohë, ata përballen me shumë vështirësi: populli i tyre i përgojonin dhe i torturonin. Përveç kësaj, disa njerëz mundoheshin edhe bënin intriga për t’i vrarë profetët që u ishin dërguar atyre, e disa prej tyre bile morën guximin që edhe t’a bëjnë. Sidoqoftë, pasiqë profetët frikoheshin vetëm Allahut dhe askuj tjetër, asnjë vuajtje nuk i zbrapsi. Ata kurrë nuk harruan se Allahu do t’i shpërblej shumë në këtë dhe jetën e pastajme.

Tags:

Categories

Archives