Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PROFESORESHË, PSE NUK JE MARTUAR? Ajo ishte përgjigjur kështu



PROFESORESHË, PSE NUK JE MARTUAR? Ajo ishte përgjigjur kështu

Një profesoreshë e një shkollë, kishte pamje dhe moral të bukur, por ishte e pa martuar, andaj njëherë shoqet e saja e pyesin: pse nuk je martuar deri tani?
Ajo ishte përgjigjur kështu:

“Një grua kishte pasur pesë vajza dhe burri i saj e kërcënon se nëse e lind edhe një vajzë tjetër, ajo vajzë nuk ka vend në shtëpinë e tyre.

Gruaja pas një kohe e lind një vajzë dhe burri i saj e mori atë vajzë dhe e la para xhamisë pas namazit të jacisë duke shpresuar se dikush nga njerëzit do ta merr.

Kur u kthye në namazin e sabahut, e pa se vajza e tij është në të njëjtin vend.

Ai këtë veprim e përsëriti shtatë ditë, ndërsa nëna çdo natë i këndonte asaj Kuran, atij iu mërzit, kështu që e ktheu në shtëpi.

Gruaja përsëri mbeti shtatzënë, u frika se përsëri do të jetë vajzë, por Allahu i dha mashkull.

Pas një periudhë të shkurtër i vdiq vajza më e madhe, dhe pastaj nëna lindi pesë djem dhe i vdiqën edhe pesë vajzat.





Mbeti ajo më e vogla, prej të cilës babai donte të shpëtonte!!”
Profesoresha i pyeti shoqet:

“A e dini se cila është ajo vajza që babai i saj dëshironte që të shpëtojë prej saj? Ajo jam unë!

Dhe arsyeja pse unë nuk u martova është, sepse babai im është plak, kurse nëna ka vdekur dhe nuk ka askush që të kujdeset për të!!

Kurse sa u përket vëllezërve të mi, ata vijnë për ta vizituar atë një herë ose dy herë në muaj.

Babai im shpesh qanë për atë se çfarë ka vepruar me mua!”

(Perkthim)