Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prodhuesi i ‘Fitna-s’ kryen haxhin


Prodhuesi i ‘Fitna-s’ kryen haxhin


holandezi

Aktivisti anti-islam i cili ka prodhuar një film nënçmues duke portretizuar Profetin Muhammed, pasi që pranoi Islamin muaj më parë ai tani ka thënë se ai ka gjetur paqe dhe qetësi gjatë kryerjes së haxhit këtë vit.

”Kam gjetur veten në mesin e këtyre zemrave të besimtarëve” Arnoud Van Doorn , një ish-anëtar i Partisë së Lirisë , u citua nga Gazeta ‘Saudia’.

Doorn, një ish-anëtar i Partisë së ekstremit të djathtë të Lirisë ( PVV ) ka përqafuar Islamin në fillim të këtij viti, pas një studimi të gjerë në fe.

Ai ishte në mesin e liderëve të partive të cilët ndihmuan për të prodhuar një film ofendues të titulluar ‘Fitna’ që paraqiste fenë Islame dhe Kur’anin të dhunshëm.

Por pas protestave të myslimanëve Doorn ka filluat të lexojë më shumë rreth Islamit dhe Profetit Muhamed, duke çuar atë për të përqafuar Islamin.

Doorn tha se që nga ardhja e tij në këtë vend të shenjtë, ai është duke jetuar ditët më të mira të jetës së tij.

Ai shpreson që  mund të shpenzojë më shumë kohë në Medinë për të cilën ai është i vendosur të kthehet  pas përfundimit të riteve të Haxhit .

Muslimanët përbëjnë një milion prej 16 milionë e popullsisë së Holandës , kryesisht me origjinë turke dhe marokene, ndërsa numri i të konvertuarve  holandez në fenë islame është rritur në rreth 15,000 nga 12,000 persona  që ishte disa vite më parë ./ekuiliber/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqia me spitalin më të madh në Evropë

Categories

Archives