Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Proces i gjyqësorë për rastin “ Monstrum” do të fillojë nga e para

Proces i gjyqësorë për rastin “ Monstrum” do të fillojë nga e para

Fejzi Aziri është sjell në seancë, nga Manastiri i shtrirë në dyshemenë e veturës edhe pse ka pasur vend të lirë. “ ndoshta herën tjetër do të na lidhin për veture për të na sjellë në seancën gjyqësore”, thotë ai.

Procesi gjyqësorë për rastin ” monstrum”  sipas të gjitha gjasave  do të fillojë nga e para, këtë e presin edhe avokatët që kur para dhjetë ditëve u arrestua i dyshuari  për vrasjet  te liqeni i Smilkovës, Sami Luta.

montazha monstrum

Avokati mbrojtës i Sami Lutës, thotë se ai në asnjë rast nuk është përfshirë në vrasjet të liqeni i Smilkovës.
Prindërit e fëmijëve të vrarë, thonë se nuk janë  të informuar për gjithë procedurën dhe kanë përshtypjen se e gjithë kjo do zgjasë edhe shumë kohë.
Seanca e sotme gjyqësore, kaloi me paraqitjen e vetëm një dëshmitari, nëna e të akuzuarit Rami Sejdiu. Tema kryesore që u ngrit në gjykatë ishte nëse Fejzi Aziri kishte pasur me vete telefon celular në burgun e Manastirit.

Gjykatësi theksoi se gjatë bastisjes në qelin e tij të burgut është gjetur telefon celular, Aziri mohoi këtë duke thënë se në qeli ka pasur edhe  një person tjetër.

Aziri u ankua për gardianët e burgut, për sjelljen e tyre duke ia mbajtur duart të tërhequra fort në pranga. Aziri është sjell në seancë nga Manastiri i shtrirë në dyshemenë e veturës edhe pse ka pasur vend të lirë. “ ndoshta herën tjetër do të na lidhin për veture për të na sjellë në seancën gjyqësore”, thotë Aziri.
Avokatët u ankuan  se gjykatësit nuk kanë lejuar që ata ta shohin veturën Opel –Astra, në të cilën është gjetur AND-ja e njërit prej të akuzuarve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Maqedonia nuk plotëson as kriteret politike për në BE!

Categories

Archives