Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Probleme me ciklin? Ja bimët që ju bëjnë mirë

Probleme me ciklin? Ja bimët që ju bëjnë mirë

Cikël i ç’rregullt, me dhimbje, tension, pafuqi.. Të gjitha këto shqetësime mund të qetësohen në mënyrë natyrale me disa bimë. Ja cilat janë ato.

Sindroma para menstruale: lulet e pemës se piperit

Gjoks i fryrë dhe i dhimbshëm, bark i fryrë, dhimbje mesi… Simptomat para ciklit fillojnë ditë përpara datës se caktuar dhe prekin 8 nga 10 femra. Lulja e pemës se piperit rregullon hormonet përgjegjëse për këto shqetësime.

Cikël i çrregullt: Majdanozi

Zakonisht çrregullimi i ciklit ndodhë për shkaqe hormonale. Më të shpeshta janë në periudhën e pubertetit ose atë të menopauzës.
Për ta rregulluar këtë problem rekomandohet të pihet lëng me majdanoz tre herë në ditë që nga data kur duhet të fillonte cikli e deri kur ai të vije.
Kjo bimë stimulon fluksin e gjakut në pjesën e mitrës fale substancës apol që përmban.

Cikël i dhimbshëm: Sherbela

Sherbela ka përbërës të ngjashëm me estrogjenin. Për këtë arsye ato ndihmojnë femrat që kanë dhimbje gjatë gjithë ciklit menstrual. Gjithsesi kujdes, kjo bimë nuk rekomandohet në rast hiper-estrogjeni apo kanceri gjiri dhe mitre.

Categories

Archives