Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Probleme me aknet ?


Probleme me aknet ?


probleme me aknet

Aknet (puçrrat e rinisë) fillojnë të paraqiten që në moshën e hershme të pubertetit, pra tek femrat nga mosha 11 vjeçare, e tek meshkujt nga mosha 13 vjeçare.
Kjo moshë është tepër delikate, ngase në organizëm fillon në “revolucion“ hormonal, por gjithsesi nuk duhet harruar edhe llojin e lëkurës, që shpesh është edhe me predispozita familjare.
Jo të gjithë personat me akne duhen trajtuar tek dermatologu, ngase disa prej tyre mjafton që të mirëmbajnë higjienën e rregullt dhe adekuate të lëkurës, pra (të pastrojnë shpesh lëkurën me ujë të vakët apo me çaj kamomili, si dhe me ndonjë tonik (losion antiseptik), pastaj të lyejnë fytyrën me ndonjë krem hidrantë dhe antiseptike, të kenë kujdes në ushqim (të mos konsumojnë shumë karbohidrate, yndyra, lëngje të gazuara me sheqer, ushqim të thatë-ushqim nga skara. Të konsumojnë më shumë pemë, perime, ujë, lëng limoni, portokalli, mollë, ushqim të zier, etj.).
Nëse aknet marrin hov dhe gjendja fillon të keqësohet (duke filluar qelbëzimi, komedonet e mbyllura dhe ato të hapura, cistet, etj), atëherë urgjentisht duhet lajmëruar tek mjeku i lëkurës për trajtim, e jo nëpër sallone të ndryshme estetike.

Trajtimi i akneve kërkon një kohë të gjatë, durim dhe përkushtim.
Trajtimi bëhet tek dermatologu – mjeku i lëkurës, varësisht nga pasqyra klinike, pra, gjendja e pacientit.
Trajtimi bëhet jo me një konsultim, por për një kohë të gjatë, në vazhdimësi, ku varësisht nga gjendja e përkeqësimit fillohet me terapi lokale (tonik të ndryshëm, antiseptikë, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate në formë kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharëse).
Përveç këtij trajtimi tek rastet më të rënda preferohen edhe metodat ndihmëse fizikale: siç janë pastrimi fizikal me vapazon, komedonekskretor (por kjo të bëhet nga ana e mjekut e jo në sallone estetike), pastaj ndihmon mjaft edhe krioterapia, si dhe mikrodermoabrazioni, nëse kanë mbet vraja pas trajtimit të akneve.
Në gjendjen pas akneve, me rëndësi është edhe mirëmbajtja e mëtutjeshme, duke përdorë tonik të ndryshëm antiseptik, epitelizues, vitaminoz dhe krema hidrante antiseptike, si dhe duke i përfillë këshillat e mjekut gjatë trajtimit të akneve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tensioni nervor & stresi

Maske per akne…

Do t’ju tregojmë mënyrat për t’i eleminuar ato.
Nëse jeni në moshë adoleshente, apo nëse e keni kaluar para disa vitesh, sigurisht që dëshironi shumë të eleminoni njeherë e mirë këto akne të bezdisura.
Ja një maskë të cilën mund ta përdorni në shtëpi dhe është shumë efikase.
Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale gjenden lehtesisht në shtëpite tuaja, lëngu i gjysëm kokrre limoni dhe gjysëm gote kos. Limoni dhe kosi kane veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese. Në një enë hidhni kosin dhe shtrydhni gjysmën e limonit. Perzijini mire për disa minuta.
Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta, më pas mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vokët. Fshihni fytyrën me peshqir dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj.
Duke e aplikuar këtë maskë për të paktën dy herë në javë, do të shihni se aknet dhe pikat e zeza do të zdhuken shpejt.
Provojeni për ta besuar!

Tags:

Categories

Archives