Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pro shamisë në shkolla, 99 % e kosovarëve


Pro shamisë në shkolla, 99 % e kosovarëve


shamia ne shkolle

Vendimet Arbitrare për largimet e nxënëseve nga e drejta në arsim në Republikën e Kosovës, për shkak të mbulimit të kokës me shami, janë veprime Kundër vetë Udhëzimit Administrtiv, Kundër Kushtetusës së Rep. të Kosovës, kundër Ligjeve të Rep. të Kosovës dhe kundër instrumenteve-dokumenteve ndërkombëtare shkruan avokati dhe njohësi i thellë i të drejtave të njeriut Ubejd Gashi.

Largimi  i vajzave me shami ka nisur pas lufte, fillimisht me një nen të ligjit për arsimin e lart , ndërsa prej vitit 2010 ato po largohen me një udhëzim administrativ 6/2010, dhe atë në bazë të Pikës 4.1.13 të këtij udhëzimi, i cili ka paraparë si veprim të ndaluar “Bartjen e uniformës fetare”.

Bashkësia Islame e Kosovës i institucioni i vetëm unik rreth organizimit të jetës fetare ka dhënë qëndrimin e saj rreth çështjes së shamisë që është një parim fetar dhe ka kërkuar nga shteti Kosovar rregullimin e infrastrukturës ligjore për të siguruar respektimin e këtij parimi fetar.

Nga viti 2007 pro shamisë ishin 92.01% tani në vitin 2013 pro saj janë  99% të qytetarëve të Kosovës 

Gjatë muajit qershor 2007, me nismë të Forumit Rinor Islam të Ferizajt, në përkrahje të aktivistëve të qendrës së vullnetarëve pranë FRIF dhe bashkëpunëtorëve nga disa qytete të Kosovës, u zhvillua anketa “Qëndrimet për çështjen e shamisë”. Sipas kësaj ankete 92.01% të qytetarëve të Kosovës nuk ju pengon mbulesa Islame në shkolla . Ndryshe prej vitit 2007 opinioni i qytetarëve të Kosovës ka ndryshuar dhe jashtëzakonisht shumë. Tash kundërshtar të shamisë kanë mbetur veç një grup i vogël individësh instruktor të indoktrinimit antiislam në disa OJQ të ardhura pas lufte nga përendemi.

Në anketën online të portalit Ekuilibër 99% të qytetarëve kanë votuar pro mbajtës së shamisë në shkollat publike në Kosovë. Ndërkohë që shumë herë justifikim i politikës për largimin e vajzave me shami ka qenë presioni ndërkombëtar, me kohë është kuptuar se një gjë e tillë nuk qëndron .

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nënshkruhet raporti preliminar për lejimin e shamisë në shkolla

Në sondazhin e para dyjave të Ekuilibër 72% të respodentëve kanë thënë se fajtor për mohimin e të drejtës së shkollimit të vajzave myslimane që insistojnë të respektojnë parimin fetar të mbajtes së shamisë,është politika Kosovare ndërsa 28% ambasada amerikane.

OKB: Respektimi i laicitetit nuk ju jep të drejtën e përjashtimit për shkak të shamisë

Komisioni i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, ka dënuar vendimin e një shkolle franceze për të përjashtuar një studente me origjinë indiane, me pretekstin se ka veshur hixhabin, mbulesën islame.

Në deklaratën e komisionit në fjalë, thuhet se respekti i laicitetit nga ana e zyrtarëve francezë, nuk u jep asnjë të drejtë për të përjashtuar një student apo studente, me pretekstin se po i përmbush obligimet e tij fetare, në rastin në fjalë se mban shaminë.

Mohimi i të drejtës së shamisë, e aktualizon Kosovën në botë në kontekst negativ

Ndryshe Kosova është i vetmi vend në kontinentin e Evropës që ka bërë zhurmën më të madhe për mohimin e të drejtës natyrore dhe juridike për mbajtje të shamisë si parim fetar. Nëse  kërkon në motorin elektronik për kërkim google  në gjuhën angleze rreth shamisë do gjesh prej të parave sugjerime lajmin rreth mohimit të shkollimit të vajzave me shami . Ky lajm ka aktualizuar Kosovën në arenën ndërkombëtare në kontekst negativ.

Në të njëjtën kohë kjo dhunë psikologjike që po ushtrohet mbi besimtarët mysliman ka nxitur prodhimin e zërave ekstrem nga rrethi i fetarëve.

Këtë hapësirë e kanë shfrytëzuar për promovim politik dhe individ e parti./ekuilibër

Categories

Archives