Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Priten tri njohje të reja , njëra nga një shtet i madh islamik

Priten tri njohje të reja , njëra nga një shtet i madh islamik

Njëri prej vendeve që do ta zyrtarizojë gjatë këtyre ditëve njohjen e Kosovës, është një shtet i madh islamik

kosova njohje

Burime të Expressit kanë thënë se tri shtetet që janë në procedurë të njohjes së Kosovës ndodhen një në Azi, një në Amerikën Latine dhe shteti i tretë nga Afrika.

 

 

 

Këto njohje janë paralajmëruar se shumë shpejt do të zyrtarizohen.

 

 

 

Gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë, Kryeministri Thaçi ka thënë se tri shtete janë në procedurë të njohjes së Kosovës. Edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar këtë.

 

 

 

Të dielën, Artan Behrami, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka thënë se posa të vijnë njohjet do t’i publikojmë.

 

 

 

Deri më tash, Kosovën e kanë njohur mbi njëqind shtete, por deri më tash Ministria e Punëve të Jashtme nuk i ka vendosur në listën zyrtare të njohjeve.

 

 

 

Aktualisht, në listën e Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë vetëm 96 njohje që i kanë ardhur Shtetit të Kosovës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Kosova Halal Institut" certifikoj prodhimet e mishit të "Sole Kosova"

Categories

Archives