Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A prishet agjërimi nëse marrim injekcione ?

A prishet agjërimi nëse marrim injekcione ?

pyetje pergjigje

Sipas mendimit me te sakte te dijetareve, injeksionet ushqyese e prishin agjerimin, ndersa injeksionet e zakonta, nuk e prishin ate.

Shejh Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, rahimehullah, ka thene: ”E sakta në këtë mes është se injeksionet ushqyese e prishin agjërimin nëse agjëruesi i bën ato me vetëdije, ndërsa injeksionet e zakonshme nuk e prishin agjërimin. Uallahu uelijut- teufik.” (Marrë nga fetuatë e Shejh Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh)

Injeksionet që përdor i sëmuri ndahen në përgjithësi në dy grupe:

Grupi i parë: Injeksionet shëruese, të cilat përmbajnë vetëm ilaçe dhe shërim, por jo ushqim, pa marrë parasysh a përdoren nën lëkurë, në muskuj apo në damarë.

Përdorimi i këtyre injeksioneve lejohet dhe këtu futen vaksinimi, anestezia lokale, insulina.

Të gjitha këto nuk e prishin agjërimin sepse nuk kanë lidhje me stomakun, barkun apo me aparatin e ushqimit të njeriut.

Grupi i dytë: Injeksionet që përmbajnë lëndë ushqyese, të cilat jepen kur njeriu është i sëmurë, i plogësht apo pas ndonjë operimi, si për shembull: glukoza dhe serumi.

Këto futen në trup dhe kryejnë funksionin e të ushqyerit (ngrënies dhe pirjes), saqë njeriu rri me ditë e net pa ngrënë asgjë duke u mbështetur vetëm në këto injeksione ushqyese, prandaj konsiderohen prej gjërave prishëse të agjërimit dhe përdoruesi i tyre duhet të kompensojë. (Mexhmu’ul-Fetava të Bin Bazit; Mesail anis-Sijam, El-Uthejmin; Tebsiretul-Enam bi ehemmi mesailis-Sijam, Abdullah el-Hamadi; Fikhu en Nevazil, El Xhizani)

Dr.Ahmed Muhamed Halil, thote: ”Injeksioni në rrugë anale nëse përmban lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin.
Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve.
Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pyetje për hoxhen

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah, ka thene: ”Çdo gjë që i ngjan ngrënies ose pirjes. Për shembull, çfarëdo injeksioni vitaminoz që vepron si ushqim. Përndryshe, injeksionet tjera lejohen gjate agjërimit.” (”Rregullat e agjerimit”)

Categories

Archives