Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prindërit në Kuran



Prindërit në Kuran

Prindërit në Kuran.

Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh! (off)”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” Surja el-Isra 23-24

Në këtë ajet Kuranor respektimi i prindërve përmendet si detyrë menjëherë pas adhurimit të Allahut dhe nëse Allahun e ke detyrë ta adhurosh cdo ditë atëherë dhe me prindërit duhet të jesh i gatshëm t’i respektosh, t’i ndihmosh, t’u shërbesh dhe t’u gjendesh pranë cdo ditë. Këto janë vlerat islame me të cilat na ka nderuar Allahu i Plotfuqishëm.





Hoxhë Mustafa Tërniqi