Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prift egjiptian: Huliganët e ushtrisë i vunë flakën kishave

Prift egjiptian: Huliganët e ushtrisë i vunë flakën kishave

Prift egjiptian: Huliganët e ushtrisë i vunë flakën kishave
download (1)
Prifti i kishës Mari Gorgos në Menija, është shprehur se ishin huliganët e mbështetur nga ushtria ata që i vunë flakën kishave në këtë rajon, ndërkohë që hoxhallarët kanë bërë thirrje ditën e Premte për mbrotje të kishave.
Gjatë një ndërhyrjeje në një kanal televiziv lokal, ai u shpreh se ngjarjet e fundit në fshatin ku ai shërben, nuk kanë të bëjnë fare me islamikët, por gjithçka është realizuar nga huliganët. At Jozefi u shpreh se huliganët e kanë bërë zakon që ti sulmojnë kishat që nga dita e rrëzimit të presidentit Mursi.

Ai tha se dita e premte e shkuar, ishte një ditë e qetë, pasi të gjithë hoxhallarët bënë thirrje për mbrotje të kishave në vend, për tolerancë dhe dashuri me ithtarët e feve të tjera. Kisha u ka bërë thirrje të shpeshta forcave të rendit dhe atyre ushtarake që të marrin në mbrojtje objektet fetare të krishterëve, por askush nuk ua ka vënë veshin.

Ndërkohë, institucioni përfaqësues i kishës në Egjipt, bashkë me institucionin tjetër të myslimanëve, atë të Ez’herit, kanë dalë në mbështetje të forcave të armatosura të ushtrisë dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje

Një shkrim tjetër i dobishëm  Druri i misvakut (erak)

Categories

Archives