Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Presioni i larte i gjakut !?


Presioni i larte i gjakut !?



Presioni i larte i gjakut eshte presioni i cili ushtrohet nga fuqia e gjakut e shprehur ne drejtim te mureve te arterieve. Presioni i larte i gjakut (hipertensioni) rrite shanset per semundje te zemres, dhe eshte e rrezikshme pasi nuk ka ndonje simptome e cila sinjalizon kete presion.

presion i larte i gjakut
Parandaloni presionin e larte te gjakut duke reduktuar (zvogeluar) marrjen e kripes (natriumit), duke qene aktiv ne aspektin fizik dhe duke mbajtur nje diete te shendetshme.
Afersishte 1 ne 3 njerez kane presion te larte te gjakut.

*Shkallet e presionit te gjakut ( e shprehur ne mmHg )

Kategoria
Normale :
Sistolike me pak se 120, Diastolike me pak se 80

Prehipertension:
Sistolike 120-139, Diastolike 80-89

Stadi 1 i Hipertensionit:
Sistolike 140-159, Diastolike 90-99

Stadi 2 i Hipertensionit:
Sistolike 160 e me shume, Diastolike 100 e me shume.

** Verejtje: Cdo shtepi duhet te kete nje tensiometer apo mates te presionit te gjakut, dhe nese tensiometri tregon prehipertension keshilloheni te konsultoheni me mjekun familjar. Ndersa nese keni hipertension stad 1 apo 2 kerkoni sa me shpejte qe eshte e mundur ndihme urgjente dhe pastaj konsultohuni me mjekun specialist kardiolog.

Shumica e te rriturve duhet te konsumojne me pak se nje luge caji (apo 1,500 mg) natrium(kripe) ne dite./mjeksiaislame/

Perktheu dhe pershtati: Abdurrezak MD

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçet natyrore kundër teshtimës
Tags:

Categories

Archives