Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Presidentja ndoshta ikën në 2014

Presidentja ndoshta ikën në 2014

atifete_jahjaga4

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se presidetja e vendit Atifete Jahjaga do të mbajë postin më të lartë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë në vitin 2014.

“Vitin tjetër ndoshta do të duhet ta shtensionojë situatën në njëfarë mënyre duke u larguar nga pozita e Presidentes. Por, kjo është e lidhur me ambiciet e Hashim Thaçit që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëhet Kryetar i Kosovës”, ka thënë Maliqi, të martën, për Express.

“Nuk mendoj se do ta përfundoj mandatin, por meqë e ka kalu më shumë se gjysmën i llogaritet si mandat”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i takon ushtrimit të detyrës së saj si presidente, Maliqi thekson se Jahjaga e ka realizuar atë relativisht mirë.

“Atifetja ka qenë zgjidhje e momentit, por ende po funksionon ajo formulë. Detyrën e saj e ka kryer njëfarë dore dhe është mandat korrekt nga ana e saj. Pavarësisht se nuk ka qenë e përgatitur me ndihmën e këshilltarëve dhe këshillave edhe të ndërkombëtarëve ia ka dalë që ta mbajë këtë pozitë relativisht me sukses”, ka shtuar ai.

Atifete Jahjaga ka ardhur në krye të Shtetit në prill të vitit 2011 pas krizës politike, ku partitë nuk arrinin të votonin një president konsensual. /albeu.com/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Malishevë, mësuesi pedofil kapet në flagrancë

Categories

Archives