Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Presidenti Obama dënon sulmet seksuale nga pjestarë të ushtrisë


Presidenti Obama dënon sulmet seksuale nga pjestarë të ushtrisë


president obama
 Presidenti Obama tha se personat fajtorë për sulm seksual duhet të nxirren para gjykatës ushtarake dhe të largohen me turp nga ushtria.
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se sulmi seksual nga anëtarë të ushtrisë amerikane është akt i papranueshëm dhe tradhëti e uniformës që ata mbajnë veshur.Presidenti i bëri këto komente të martën ndërsa Pentagoni lëshoi një raport ku thuhet se numri i sulmeve seksuale në ushtri është rritur 35 për qind që nga viti 2010.

Presidenti Obama tha se personat fajtorë për sulm seksual duhet të nxirren para gjykatës ushtarake dhe të largohen me turp nga ushtria.

Të hënën, Pentagoni arrestoi dhe largoi nga detyra nën/kolonelin e Forcave Ajrore, Jeffrey Krusinski pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në një vend parkimi. Krusinski ishte kreu i zyrës së Forcave Ajrore  për parandalimin e sulmeve seksuale.zeriamerikes/

 

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Papa: Ateistët nuk shkojnë në ferr, Vatikani e kundërshton

Categories

Archives