Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Presidenca: Maxhoranca e re, kërcënime e shantazhe ndaj Nishanit


Presidenca: Maxhoranca e re, kërcënime e shantazhe ndaj Nishanit


Presidenca ka reaguaar sot ndaj “një platforme shantazhi dhe kërcënimi” të cilësuar prej saj ndaj këtij institucioni. Përmes një deklarate për mediat, institucioni i Presidentit të Republikës shprehet se gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dheshantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

nishani

“Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh përfunksionimin e këtij Institucioni. Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri më 16-17 shtator 2013.
Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese” thuhet ne dekaraten e Presidences. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bashkia e Tiranës restauron 68 shkolla

Categories

Archives