Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Premtimi prej një milion euro ndihmë për Luginën rezulton mashtrim?

Premtimi prej një milion euro ndihmë për Luginën rezulton mashtrim?
  1. presheva mashtrim

Fondi Humanitar për Kosovën Lindore, kishte organizuar ditën e shtunë, me 28 shtator Gala mbrëmjen për grumbullimn e të hollave për të ndërtuar “100 shtëpi për Luginën”, me moton ,”Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë, 100 Shtëpi për Preshevën, Bujanocin, dhe Medvegjën”, ka publikuar një deklaratë për opinion në të cilën thuhet:

Të nderuar Bashkatdhetar, të nderuar Mërgimtar, të nderuar Shqiptar anemban

Falënderojmë të gjith ata që kontribuan në Gala Mbrëmje, e që kjo ndihmë ende po vazhdon nga njerëz bëmirës që nuk ngurrojnë të marrin kontakte me kryesinë e fondit humanitarë për të ndihmuar iniciativen shum humane „Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“.

Në Gala Mbrëmje, gjithsej u premtuan afer 600`000 € duke filluar prej Plakut humanist që ndau pensionin prej 15.€ e deri te vllezërit tanë në Sarajevë që ndihmuan me 270`000.€

Gjithashtu dhe me ndertime të 4 shtëpive dhe me mjete materiale ndërtuese të shtëpive.

Kryesisa e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, falënderon të gjith kontribuesit e kësaj mbrëmjeje dhe kësaj nisme të shenjt.

Knaqësi e veqant ishte kur personi i quajtur Behar Emini premtoi ndihmën prej 1 Milion €. Sikurse cdo thirrje me shumë të vecanta ne e bëmë menjëher verifikimin ku personi në fjal tri herë e premtoj këtë donacion,e i cili vazhdimisht e vertetonte identitetin e tij.

Dashamir të fondit, vazhdimisht në kontakt me ne nga vendlindja, po e mohojn seriozitetin e këtij donacioni. Ne si kryesi vazhdimisht po përpiqemi me kontaktu rishtas z, Behar Eminin që mësohet të jet nga f.Bilaq i ardhur nga Negoca, mirpo i njejti, nuk dihet përcfar arsye, a motivi nuk përgjigjet në thirrjet tona, kjo edhe njëher na shtyn me dyshu në seriozitetin e këtij donacioni. Ne edhe më tutje do të bëjmë përpjekje të marrim kontakte dhe të vërtetojm premtimin e z, Emini.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ka ndërruar jetë Reshat Bajrami, i arrestuari me rastin e aksidentit të policit në Tërrnoc

Cfarëdo që të jetë rezultati opinioni shqiptar do të njohtohet nga ana e kryesisë së fondit humanitar.

Kryesia e fondit / Kryetari
Xhelal Memeti

Categories

Archives