Saturday, 29/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prekja nga xhindët

Prekja nga xhindët

prekja nga xhindet

Xhindi mund ta prekë njeriun nëse është i pambrojtur me ibadetet dhe dhikrin përkatës, ose në raste të rralla për ndonjë arsye tjetër. Për këtë dëshmon thënia e Allahut:
“Ata që marrin fajde, do të ringjallen në Ditën e gjykimit si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet”. Duke treguar për Ejubin a.s. Zoti thotë: “Kujto robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka prekur shejtani me mundim dhe vuajtje!”[Sad: 41] . Nga ky ajet mësohet se prekja nga shejtani kishte ndikuar në trupin e Ejubit dhe i kishte dhënë mundim.

Është fakt i njohur që epilepsia apo siç njihet ndryshe si sëmundja e tokës e cila shfaqet me konvulsione (dridhje të shpeshta jo të vullnetshme të trupit) është një nga sëmundjet e shpeshta në klinikat e neurologjisë.

Në fakt, duke mërrë parasyshë shkaqet pse ndodh epilepsia, mund të themi se ajo ndahet në dy lloje: 1- Epilepsi e cila shkaktohet nga patologji të lindura ose të fituara që prekin trurin e njeriut e që çojnë në lindjen e shkarkesave elektrike të matshme me EEG (ezhe) . Në këtë rast i sëmuri duhet të marrë mjekimin e duhur tek mjeku për të kontolluar sëmundjen . 2- Epilepsi “shpirtërore” e cila shkaktohet nga shpirtrat e këqinj. Në këtë rast xhindi vendoset në trupin e të sëmurit dhe jep njëfarë ndikimi në trupin e tij.

– Konvulsionet zakonisht zgjasin disa minuta dhe gjatë gjendjes së krizës epileptike njeriu nuk mund të flasë me askënd. Ndërsa epilepsia si pasojë e prekjes nga xhindi mund të zgjasë ndonjëherë disa orë, gjatë të cilave i prekuri mund të flasë me mjekuesin.

– Krizat e epilepsisë organike mund të shfaqen në çfardolloj kohe, madje edhe kur i sëmuri është në gjumë. Ndërsa të prekurit nga xhindi mund të shfaqin forma epilepsie veçse pas leximit të Kuranit, ose për shkak të diçkaje që e shqetëson xhindin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta testoni vetën se a jeni të prekur nga Sihri, Xhinët apo Mësyshi? (test audio)

– Ai që vuan nga epilepsia organike nuk ndikohet nga leximi i Kuranit, edhe pse mund të ndjejë qetësi shpirtërore dhe kjo për shkak se Kurani e ul tensionin nervor. Ndërsa personi, tek i cili shfaqen forma epilepsia për shkak të xhindit, ndikohet shumë kur lexohet Kur’an, dhe për pasojë ndjen ngushtim në gjoks dhe pakënaqësi, saqë mund të bërtasë dhe më pas të humbë ndjenjat.

– Epilepsia organike, kryesisht, me lejen e Allahut, zbulohet me anë të elektroencefalografisë (EEG) dhe i semuri s’paraqet ankesa te tjera. Ndërsa, epilepsia shpirtërore, me lejen e Allahut, zbulohet nga ndryshimet që i prekuri pëson në jetën e tij si pagjumësia, ankthet e përsëritura dhe shqetësuese, mosdashja e dëgjimit të Kuranit, dhimbjet kur dëgjon ajete të Kuranit, sepse xhindi shqetësohet dhe vuan nga leximi i Kuranit, gjë që e detyron të largohet, por para largimit të tij këto janë disa nga simptomat që mund të shfaqen a që mund të ndjehen.

Shkeputur nga libri”Sëmundjet shpirtërore”
Autor Ismail Bardoshi.

Tags:

Categories

Archives