Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prej dispozitave të vitrit



Prej dispozitave të vitrit

Prej dispozitave të vitrit

S’ka dy vitër namaze në një natë

Nga Talk b Alij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të thotë: “S’ka dy vitre (namaz) në një natë.” (1)

Nga Hasen b Alij, Allahu qoftë i kënaqur me ata dy, ka thënë: “Më ka mësuar i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, disa fjalë që t’i them në (kunutin) namazit e vitrit: O Zot! Më udhëzo bashkë me ata që ke udhëzuar! Më jep shëndet bashkë me atë që u ke dhënë shëndet! Më ruaj dhe më përkrah bashkë me ata që ke ruajtur e përkrahur! Më jep begati në atë që më ke dhënë! Më ruaj nga e keqja e asaj që ke caktuar, sepse vetëm Ti cakton gjithçka dhe askush nuk cakton mbi Ty! Askush nuk poshtërohet nëse Ti e përkrah dhe e bën mik. I Pastër nga çdo e metë je Ti, o Zoti ynë, dhe i Lartësuar.” (2)

Leximi në namazin e vitrit

Nga Abdulaziz b Xhurejxh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kemi pyetur Aishen, Allahu qoftë e kënaqur me të, me çka e falte vitrin i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem? Ajo tha: në rekatin e pare lexonte: Sebbihis me rabbikel-eala, në të dytin: Kul ja ejjehul kafirun, ndërsa në të tretin: Kul huvAllahu ehad dhe lexonte el-Muavidhetejn (dmth Felekin dhe Nasin).” (3)

Çka thuhet pasi të japim selam nga vitri

Nga Ubej b Kab, zAllahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se kur i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, jepte selam nga namazi i vitrit thoshte: Subhanel melikil kuddus, ne nje transmetim: e zgjaste të tretën.” (4)

Komenti:





Ka ndaluar i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që vitri në një natë të falet më shumë se një herë, i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e ka mësuar djalin e vajzës së tij që të thote disa fjalë në lutjen (kunutin) e vitrit, myslimani duhet ta mësoj përmendësh këtë lutje, kur i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e falte vitrin me tre rekate lexonte, Sebbihisme, el-Kafirun, Kul huvAllahu ehad dhe muavidhetejn, e pasi jepte selam nga vitri thoshte: Subhanel melikil kuddus.

Dobitë:

1) Ndalimi i faljes së namazit të vitrit më shumë se një herë në një natë.
2) Pëlqyeshmëria e duasë në vitër me atë që na është transmetuar.
3) Pëlqyeshmëria e leximit të Sebbihisme, Kul ja ejuhel kafirun dhe Kul huvAllahu ehad në vitër.
4) Pëlqyeshmëria e thënies: Subhanel melikil kuddus tri herë pas namazit të vitrit dhe ngritja e zërit në të tretën.

Fusnota:

1- Ebu Davudi 1439, Tirmidhiu 470 dhe ka thënë se hadithi është hasen garib, hadithin e ka saktësuar shejh Ahmed Shakir.
2- Ebu Davudi 1425, Tirmidhiu 464, iben Maxheh 1178, Nesaiu 1746, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në el-Mishkah 1/398.
3- Ebu Davudi 1424, Tirmidhiu 463 dhe ka thënë se hadithi është hasen garib, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “El-Mishkah” 1/397.
4- Ebu Davud 1430, shtesa në transmetimin e dytë gjindet tek Nesaiu 1733, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “El-Mishkah” 1/398.

Rrashid Husejn el-Abdul-Kerim
Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi