Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pranvera dhe alergjite


Pranvera dhe alergjite


lule kamomili
Me ditet e para te pranveres fillon edhe lulezimi i pemeve, qe te personat alergjike shkakton disa simptoma jo te kendshme, si teshtitja, kapake te skuqur e te enjtur te syve, pastaj skuqje ne fytyre dhe ne gjithe trupin, lodhje dhe plogeshti.
Ne zbutjen e ketyre dhimbjeve ndihmojne ilacet, por me efikase eshte vaksina, e cila zbut apo largon simptomat e alergjise dhe rinisin alergjik. Personat alergjike mund te kene menjehere probleme ne polenin e pemeve.

Me perfundimin e muajit mars dhe me fillimin e muajit prill fillon te lulezoje bari, e me pas edhe shume bime te tjera.
Personat qe jane alergjike mund te kene probleme qe nga fillimi i lulezimit ne fund te marsit e deri ne muajin tetor. Alergjia ne rastet me te shpeshta shfaqet apo pengon organet e frymemarrjes dhe lekuren. Simptomat me te shpeshta jane hunda e bllokuar apo sekretimi i shtuar nga hunda, teshtitja e shtuar, pese deri dhjete here rrjesht, djegie dhe skuqje ne fytyre dhe sy.

Kontakti i drejtperdrejte i lekures me polenin shkakton ndryshime ne te. Ne nje pjese te lekures shfaqen enjtje te vogla, por edhe te medha, te cilat djegin ne prekje. Nese jeni person qe vuani nga astma alergjike, gjate kontaktit mund te sulmoheni me ngufatje. Kontaktin mund ta shkaktoje qendrimi ne natyre, puna ne kopsht apo prerja e barit, raporton keshilla.net.
Per personat te cilet dyshojne se mund te ngulfaten si pasoje e alergjise ne polen, me se miri do te ishte ta kryenin testin tek alerkologu. Testi nuk shkakton asnje dhimbje dhe mund ta kryejne edhe femijet. Nese testi eshte pozitiv, duhet ta kontrolloni perqendrimin e proteinave ne gjak, qe jane pergjegjese per shkaktimin e simptomave.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse duhet të shmangim jogurtin në stomak bosh?

Ilaci i vetem, i cili mund ta nxise reagimin e organizmit, eshte vaksina kunder alergjise. Vaksinat jane ne forme te kapsules dhe mund te perdoren edhe ne shtepi, me kontroll te herepashershem te mjekut.

Tags:

Categories

Archives