Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prania e shejtanit në momentin e vdekjes


Prania e shejtanit në momentin e vdekjes


vdekja

Prania e shejtanit në momentin e vdekjes

Kur njeriut i vjen vdekja, i afrohet shejtani dhe mundohet në çdo mënyrë që ta devijojë edhe në momentet e fundit të kësaj bote.
Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Xhabir Ibën Abdullahu radijallahu anhu, se Muhammedi salallahu alejhi ue selem, tha: “Vërtetë shejtani merr pjesë në çdo çështje tuajën, merr pjesë edhe në ushqimin e tij, e kur ndonjërit nga ju i bie kafshata në tokë le ta largojë të keqen që i është ngjitur, pastaj le ta hajë dhe mos t’ia lë atë shejtanit.
Kur të përfundojë le t’i fshijë gishtërinjtë e tij, sepse nuk e di se ku është bereqeti i ushqimit të vetë.”
Dijetarët përmendën, se shejtani i vjen njeriut në ato momente të vështira në formën e babait e nënës së tij, apo në formën e dikujt që e ka dashur shumë dhe e fton ta përqafojë hebraizmin ose krishterizmin apo ide devijuese të tjera.
Atë që Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar të jetë nga banorët e Xhehennemit, mund të devijojë në këtë moment.
Ky është kuptimi i fjalës së Allahut:

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran 8)

Abdullahu i biri i imamit Ahmed Ibën Hanbelit rahimehullah, tregon se ka prezantuar gjatë vdjekjes së babait të tij, dhe thotë: “Isha i pranishëm gjatë vdekjes së babai tim Ahmedit, në dorën time kisha një rreckë me të cilën i përforcoja mjekrrën, ai humbte vetëdijen dha pastaj zgjohej prap dhe thoshte duke hedhur me dorë: Ende jo, ende jo.
Këtë e bëri disa herë. I thashë: O babai im çka të paraqitet?
Tha: Shejtani qëndron te këmbët e mia, i kafshon gishtat e tij dhe thotë: O Ahmed më shpëtove (nga dora), e unë i them: Ende jo, ende jo, derisa të vdesë.”
Komentuesi i njohur i Kur’anit, Kurtubiu thotë: Ndëgjova mësuesin tonë, imamin Ebu Abbas Ahmed Ibën Omer El-Kurtubiun duke thënë: “Isha i pranishëm në momentin kur iu afrua vdekja vëllait të mësuesit tonë Ebu Xha’fer Ibën Muhammed El-Kurtubiut në Kurtube, të cilit dikush i tha: Thuaj La ilahe il-lall-llah, kurse ai thoshte: Jo, jo.
Kur i erdhi vetëdija ia përmendëm fjalët e tij, e ai tha: Më erdhën dy shejtanë nga e djathta dhe nga e majta, njëri nga ata më thoshte: Vdis duke qenënë fenë çifute, sepse ajo është feja më e mirë, kurse tjetri thoshte: Vdis duke qenë në fenë e krishtere, sepse ajo është feja më e mirë, e unë u thosha atyre: Jo, jo.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!

Pra, shejtani lufton kundër njeriut gjatë tërë jetës së tij dhe në momentin e fundit të ndarjës së tij nga kjo botë, mundohet në çdo mënyrë ta devijojë atë dhe ta bëjë për vete që me këtë ai ta meritojë dënimin në Xhehennem.
Muhammedi salallahu alejhi ue selem, tha: ”Veprat gjykohen sipas përfundimit të tyre.” Gjithashtu, ai tha: ”Njeriu bën punë të banorëve të Xhennetit, derisa tëmos mbetet mes tij dhe Xhennetit sa një krah, atij i paraprin caktimi, kështu punon (në atë moment të fundit) punë të banorëve të Xhehennemit dhe hyn në të.
Gjithashtu, njeriu punon me punë të banorëve të Xhehennemit derisa të mos mbetet mes tij dhe mes Xhehennemit sa një krah, atij i paraprin caktimi, kështu që punon me punë të banorëve të Xhennetit dhe hyn në të.”
Andaj, transmetohet se Muhammedi salallahu alejhi ue selem, tha: ”Shejtani është më i ashpër me birin e Ademit në momentin e vdekjes. U thotë ai ndihmësve të tij: Kapeni këtë, sepse nëse tani u ikë, kurrë më nuk do ta zini.”

Lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë nga intrigat e shejtanit në këto momente të vështira, dhe të dalim nga kjo botë duke bërë vepra të banorëve të Xhennetit.

Autor: Shejh Sulejman Omer El-Eshkar
Shkëputur nga libri: ”Vdekja, kijameti i vogël.”

Tags:

Categories

Archives