Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prandaj dhe zjarri nuk do djegë kafshët, insektet, shpezët, foshnjet e as të çmendurit



Prandaj dhe zjarri nuk do djegë kafshët, insektet, shpezët, foshnjet e as të çmendurit

Në qoftë se ndokush për një vepër thotë që ajo është apo nuk është njerëzore, kuptoje se, me këtë është për qëllim se është e nuk është as e etikës fetare. Sepse njerëzorja me fetarinë, janë të shkrira në njëra-tjetrën, sikurse shpirti në trup, sikurse shkëlqimi në diell, e sikurse ndriçimi në hënë! Jo! Ata nuk ndahen dot prej njëra-tjetrës. Të jesh fetar, do të thotë të jesh njerëzor, ndërsa, të mos jesh fetar, do të thotë të jesh e kundërta e njerëzores! Zjarri nuk do të djegë njerëz e as xhin, por do të djegë djaj apo dreqër, të cilët, frymuan njerëzisht dhe xhindësisht, por nuk gjalluan si të tillë! Prandaj dhe zjarri nuk do djegë kafshët, insektet, shpezët, foshnjet e as të çmendurit, sepse ata, nuk përqafuan instiktin djallëzor brenda tyre, për faktin se nuk e kishin të instaluar fare. Pra, zjarri nuk djegë trupa, por ai djegë të keqen – djallëzoren që gjindet në to!