Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pra jeta s’meriton pikëllimin

Pra jeta s’meriton pikëllimin

Pra jeta s’meriton pikëllimin

Napoleoni në thonte Sainta Helena: “Nuk di të numëroj gjashtë ditë gëzimi e lumturie në jetën time.”

Hishman ibn Abdul-Melik,halife i shtetit islam,thonte: “Numërova ditët e lumturisë sime,e nuk gjeta më tepër se trembëdhjet ditë.”

Ndërsa Abdul-Meliku,tonte: “Sa mirë do të ishte,sikur të mos kisha qenë halif.”

Një ditë Ibn es- Semmaku(ligjëruesi i njohur i asaj kohe) hyri te Harun er-Reshidi.E mori etja Harun er-Reshidin dhe kërkoi ujë.I tha Ibn es-Semmaku: “Sikur të të ndalohet kjo pirje uji,o prijësi i besimtarëve,çfarë do të kishit bërë? A do ta kishe ndërruar gjysmën e pasurisë me këtë gotë uji? Tha: ‘Po.’ Pasi e piu ujin i tha: “PO sikur të të ndalohet nxerrja e kësaj pikë uji që e pive,a do e ki9she dhënë edhe gjysmën tjetër të pasurisë,për ta nxjerrë atë? Tha:’Po.’ Ibn es-Semmaku i tha:’Pra,nuk ka dobi,prej një pasurie e cila s’vlen as sa një gotë uji.”

Poeti dhe filosofi islam Muhammed Ikbal,thotë:

Nëse besimi humbet nuk ka siguri
As nuk ka jetë,për atë që fenë s’e përtërin.
E kush pajtohet të jetojë pa Fe
Ka bërë për vëlla asgjësimin.

Emersoni në fund të esesë së tij “!Mbështetja në vetveten” ka konkluduar:”Mos beso se triumfi politik,ngritja e pagave,shërimi nga sëmundja dhe kthimi i ditëve të lumtura do të hapin para teje horizonte,sepse asgjë nuk të sjell qetësinë përveç vetvetes tënde.”

Allahu në Kur’anini Fisnik thotë: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!” (Fexhr,27-28)

Filosofi francez Montaigne gjithmonë në jetën e tij thoshte këtë fjalë: “Nuk preket njeriu me atë që ndodh,ashtu siç preket dhe ndjehet nga mendimet e tij rreth asaj që ndodhë.”

Kurse nga gjurmët e shokëve të të Dërguatit kemi këtë lutje: “Zoti ynë,më bëj t’i pajtohem caktimit Tënd.që të di dhe të bindem se ajo që më ka goditur,s’ka mundur të mos m[ godasë,e as ajo që s’më ka goditur nuk ka mundur të më godasë.”

Categories

Archives