Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Policia në Egjipt ka sulmuar një konvikt në Universitetin Al-Az’har

Policia në Egjipt ka sulmuar një konvikt në Universitetin Al-Az’har

policia ne egjipt

Policia egjiptiane të mërkurën sulmuan një konvikt në Al-Az’har dhe arrestuan një numër të studentëve, bëjnë të ditur burime nga studentët.

Incidenti erdhi pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve studentorë, të cilët kundërshtojnë rrëzimin e Mursit, jashtë konviktit të Universitetit në Kajron lindore, thanë dëshmitarët okularë.

Një numër i këtyre studentëve u ndaluan nga policia. Sipas dëshmitarëve, përleshjet në rrugë vazhduan mes studentëve dhe forcave të sigurisë, dhe se përleshje pati edhe me studentet femra dhe këtyre forcave.

Zyrtarë të policisë egjiptiane nuk e komentuan këtë ngjarje.

Të martën, Universiteti Al-Az’har vendosi të lejojë policinë të vendoset në kampusin e Univeristetit pas dy ditë konfrontime të dhunshme mes studentëve dhe forcave të sigurisë.

Një numër i studentëve thuhet të jenë alivanosur nga thithja e gazit lotsjellës. Zyrtarët e policisë egjiptiane nuk dhanë asnjë koment.

Dhuna erdhi një ditë pasi forcat e sigurisë hynë me forcë në kampusin e Universitetit Azhar, duke gjuajtur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve të fshehur brenda.

Që nga fillimi i vitit akademik në tetor , Al – Azhar University ka qenë epiqendra e një serie protestash universitare kundër rrëzimit të Mursit. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdogan: Na mjafton Zoti

Categories

Archives