Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Policia e Kosovës ndalon të kthyerin nga Siria


Policia e Kosovës ndalon të kthyerin nga Siria


Një luftëtar shqiptar është kthyer të mërkurën nga Siria.Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ai është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe është marrë për trajtim, ka bërë të ditur burime zyrtare të enjten për gazetën Koha Ditore.

policia

Ky kosovar është njëri prej luftëtarëve pjesëmarrës në luftën e brendshme në Siri. Ai është kthyer nga Siria pas disa muajsh luftime atje.

“Koha Ditore” ka mësuar se autoritetet kosovare kanë pasur informacion prej nisjes së tij nga Siria dhe arritjes në Aeroport nga Turqia.

Me të dal, ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje.

Policia e Kosovës nuk ka folur për këtë rast.

Por, më shumë se kaq nuk mund të bëjë shteti me të kthyerit nga lufta në Siri, ku besohet se janë mbi 100 kosovarë duke luftuar atje.

Ligjet në fuqi nuk sanksionojnë si vepër penale përfshirjen e kosovarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit./koha/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxhiq: Sulmi në veri, akt terrorist

Categories

Archives