Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Policia amerikane vret gruan e paarmatosur në sy të fëmijës së saj

Policia amerikane vret gruan e paarmatosur në sy të fëmijës së saj

policia amerikane

Një 34-vjeçare është qëlluar për vdekje jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington pas një ndjekjeje policore. Viktima, Miriam Carey, u vra në makinën e saj në sy të vajzës së saj një-vjeçare, e cila ishte ulur në pjesën e prapme. Fëmija nuk është lënduar. Raportohet se viktima ishte duke kaluar prane Capitol Hill kur u degjuan disa te shtena armesh. Policia u vu ne ndjejke te saj, por ajo refuzoi te ndalonte, duke mos respektuar as policine as shenjat e komunikacionit.

Incidenti ka tronditur gjithë kombin, i cili tashmë është në krizë pasi qeveria amerikane deklaroi mbylljen e parë në 17 vjet si rezultat i një përplasje midis demokratëve dhe republikanëve gjatë negociatave mbi një buxhet të ri.

Shumë amerikanë po bëjnë të njëjtën pyetje, pse një grua e paarmatosur me fëmijën e saj në veturë duhet të qëllohet me armë?

Dëshmitarët kanë dëgjuar rreth 12 të shtëna para ndjekjes së gruas, fundi i së cilës ishte vrasja. /mesazhi/

Categories

Archives